Si kudo
Burri miqesohet shpejt dhe makina e tij, nje Benz i grihnuar, qendron pertej. “Vi tani shpejt sepse pastaj vjen gjindje e madhe dhe mungojne kushtet. Shiko si eshte! Duhet te ishte pastruar tani dhe te fillonte te mendohej se çfare do behej, por...”. Kjo ‘por’ e tij nuk ndryshon shume, me ato qe kemi degjuar ne te gjitha vendet ne Shqiperi. Gjithsesi, na thote dhe na ritregon ato qe ka pare sefundi-si zor te ndryshoje dhe kete vit....
Ka te drejte, sepse realisht kudo eshte e njejte gjendja dhe pavaresisht shifrave, projekteve dhe menyres sesi Shqiperia i ruhet ketij problemi, nuk mund te fshihet dot papergatitja totale per sezonin turistik. Me keq eshte ne Kavaje, jo me mire ne Divjake, ndersa Durresi mbetet edhe me tej nje vend ku plehrat dhe mbetjet bashkejetojne natyrshem me plazhin, ne te gjitha sezonet. Talia eshte nje nga pjeset me bukura te bregdetit te veriut te Adriatikut. eshte e çmuar per cilesine e reres dhe per virgjerine e ndertesave. Por, jo per pastertine. Dhe, ata pak njerez qe jane, apo komuna qe eshte pak kilometra me tutje, e ka te veshtire qe te menaxhojne nje sezon te rregullt. Thuhet per fuqi financiare, por nderkohe ato vjelin normalisht taksa ndaj bizneseve. Nuk flasim dot per plazhin e Adriatikut, qe shkon perballe Mamurrasit apo te tjere, qe nuk ka asnje parameter ta lidhe me plazhin e vertete.
Pak dite me pare, Agjencia e Mjedisit dhe e Pyjeve ne bashkepunim me Institutin e Shendetit Publik beri te njohur vendet ujore, te cilat lidheshin me parametrat per pastertine e ujit. Per kete qellim, ajo publikoi rezultatet e marra prej 74 stacioneve per vleresimin e cilesise se ujerave bregdetare te larjes ne plazhet nga veriu deri ne jug. Zonat qe nga Velipoja, Shengjini, Adriatiku, Tale Durresi, Kavaja, Vlora, Saranda, Dhermiu, Himara dhe Borshi, qe jane nga zonat me te frekuentuara gjate sezonit veror tek e gjithe linja bregdetare, paten te dhenat e tyre, sipas ketij raporti, qe ende s’jane te mira.
Ne fakt, pak ndryshon. Kudo ne bregdetin shqiptar ne mjedise publike kemi qesurina, plastike, kanaçe, shishe, ambalazhe ushqimesh dhe sende te tjera te perdorimit te perditshem te hedhura ne rruge. Ndaj duket shume realist raporti i nje strukture te Shoqerise Civile, qe ka kohe qe sensibilizon per kete problem.
“Nga vezhgimet paraprake qe ka bere organizata jone(Forumi i Mendimit te Lire), rezulton se si pasoje e sjelljes jo qytetare te shume njerezve, parqet turistike si ne Vlore, Seman-Fier, Divjake - Lushnje, Lalez dhe Hamallaj -Durres, plazhin dhe pyllin e Spillese - Kavaje, Shengjinit dhe Velipojes ne Shkoder, Dajtit ne Tirane, apo Llogarase ne Vlore etj, jane demtuar rende nga ndotja prej mbeturinave. Njerezit qe i frekuentojne ato parqe ne pranvere dhe vere, nuk i marrin me vete mbeturinat qe prodhojne, por i lene ne lendina e ne rere. Vezhgimet tona tregojne se nje pjese e liqenit te Shkodres dhe lumit Bune po shnderrohen gradualisht ne vendgrumbullime mbeturinash, pasi banoret e zonave dhe restorantet i shkarkojne mbetjet aty ne menyre sistematike. Sasi te medha mbeturinash hidhen cdo vit ne luginat e lumenjve nga banoret e zonave rurale. Situate dramatike eshte thuajse ne tere bregdetin kete vit, pasi lumenjte kane derdhur ne det tonelata te tera mbeturinash qe kane sjelle nga rajone te ndryshme te vendit”.
Cilesia e ujit
Por ne vend s’eshte me problemi i prapatokes dhe i reres. Evidentimi i matjeve te fundit, sado qe s’duket aq negativ, solli evidenca per cilesine e ujit, fale pjeses me te madhe te stacioneve, te cilat ndodheshin ne plazhet kryesore dhe me te medha te vendit. Sipas tyre, 75 per qind e cilesise se ujit ne plazhin e Durresit eshte brenda normave te rekomanduara, ndersa ne 25 per qind eshte mbi normat e rekomanduara. Por, plazhi Zhiron tek Brryli, zona tek Plepat, Shkembi i Kavajes, kane probleme.
Per Kavajen u punua me te dhenat e 10 stacioneve dhe ai rezultoi si me i ndoturi ne gjithe vendin. Sipas ketij monitorimi, ne 70 per qind te stacioneve te kampionimit ky plazh eshte brenda normave te rekomanduara dhe ne 30 per qind te stacioneve eshte nen normat e rekomanduara. Plazhi i Golemit, ku shkarkohen ujerat e zeza, stacionet nga Mali i Robit e deri ne Qerret - thuhet ne rezultatin e monitorimit, jane me te ndoturat.
Si rezultat i shkarkimeve te patrajtuara dhe pa kriter qe derdhen direkt ne ujerat bregdetare te qytetit te Vlores. Stacioni i kampionimit me i ndotur ne bregdetin e Vlores eshte stacioni i peste, perballe shkolles se “Marines”, ku te kater indekset e ndotjes fekale dalin disa here mbi normat e rekomanduara. Ne Tale çuditerisht ky rrezik eshte me i vogel, por nese ne vitet qe do te vijne do te urbanizohet atehere puna do te ndryshoje.
Plazhi
Nuk ka ndryshuar shume politika e sezonit te plazhit. Behet nje aktivitet, vine politikanet dhe shpallet i nisur sezoni, qe duhet thene se gjithmone eshte i manget.
Jo me kot u shty ne Durres çelja e sezonit turistik. Ne kete rast, Bashkia e Durresit, duke mos pasur fuqine njerezore dhe mjetet motorike kerkoi bashkepunimin me biznesin privat, per te pastruar plazhet, qe jane ne 18 kilometrat e administrimit te saj. Gjithsesi, Qarku, i cili shtrihet ne 62 kilometra, qe nga Rodoni te “Perroi i Agait”, por edhe plazhin qe ndodhet brenda vijes se verdhe te Bashkise se Durresit, nga Bisht-Palla ne Porto-Romano, Currila e deri te “Plepat” eshte serish shume i ndote. Per fatin e keq te kohes, mundesive financiare dhe megjithe punen e madhe qe ben Ndermarrja Komunale e Plazhit, duket se ka qene e veshtire. “Siperfaqja e reres, e cila do t’i nenshtrohet proceseve te pastrimit siperfaqesor, transportit te mbeturinave, plugimit dhe me pas dezinfektimit nga bakteret dhe insektet eshte shume e madhe, per nje numer te kufizuar punetoresh dhe mjetesh te Ndermarrjes Komunale”, thone burime te shtypit. Tani eshte vone, Shqiperia i ka hequr nje muaj gati pa te ardhura vetes se saj ne sezonin turistik.
Serish ne Tale
...Prenga, qe mban nje bluze te “Kastriotit” eshte duke menduar ndryshe. Duke pasur nje license dhe ne perdorim nje siperfaqe, ka ngritur nje kampim te tere prej druri. eshte ai qe e ka marre ekskavatorin dhe ka ndertuar nje si tip piste ne det. Kjo eshte e vetmja gje e veçante. Me thote se ka uje dhe drita dhe çmime qe ia vlejne. Por, asesi nuk me thote dot se çfare ofron per nje pushim te mire. “Dhomat jane te pergatitura dhe ne kete hapesire ne Tale ke dhe te tjere, qe perpiqen. Kemi çmime te mira dhe i llogarisim pushimet nga 15 dite”, me thote. E pyes per kushtet e tjera dhe zbavitjen. Ngre supet. Deri me tani, komuna sipas tij, ende se ka nisur punen. Ndersa sa per investime serioze dhe promovime ato harroji. Gjithçka ata e bejne vete, qe te munden te mbajne biznesin e tyre.
Iniciativat
Kjo i ka bere shume struktura te Shoqerise Civile te ngrene vazhdimisht probleme. Njera nga keto, ka qene nje levizje qe filloi si shume utopike, por qe me kohe eshte rritur shume. Forumi i Mendimit te Lire, permes njerit prej ideatoreve te saj, Kikia ka shkuar me shume. Ai ka bere nje fushate te madhe sensibilizmi, ndersa ka organizuar kohe pas kohe iniciativa direkte per te pastruar ne plazhe te ndryshme te vendit. “Ndotja e zonave dhe qyteteve turistike nga mbeturinat eshte nje problem i madh jo vetem mjedisor por edhe ekonomik, pasi ajo eshte kercenimi me i madh i perspektives turistike te Shqiperise.
Bazuar ne opinionet e botuara ne vazhdimesi ne media te ndryshme, rezulton se te huajt qe kane ardhur ne Shqiperi, ndotjen nga mbeturinat e kane klasifikuar si nder pengesat me serioze te thithjes ne menyre masive te turisteve. Situata eshte gjithashtu shume e rende edhe ne qendrat urbane. Thuajse ne te gjitha qytetet ndotja nga mbeturinat eshte nje problem i madh shoqeror, social dhe shendetesor. Shume qytete vuajne sot nga mungesa e nje disipline qytetare, persa i perket pastertise dhe higjenes publike. eshte fakt se veç kesaj, ka edhe mungese te theksuar te infrastruktures, te koshave, ne keto qytete”, ka shkruar Mentor Kikia, nje nga ideatoret e kesaj levizje.
Por, kjo gjendje s’eshte se na ka gjetur te papergatitur. Te gjithe shqiptaret e dine se vitin e kaluar ishin hedhur materiale kimike, biologjike e edhe kushedi se çfare ne luginen e lumit Fan te Vogel dhe nga aty ne Fanin e Madh e prej ketu ne lumin Mat e ne det...Apo pastaj 60 tone nafte ne Vlore, por per keto duhet nje teme tjeter qe lidhet me papergjegjshmerine tone...
Ligji
Per kete te fundit, Shqiperia ka nje legjislacion te vaket per penalizimin e shkaktareve te ndotjes dhe shkaterrimit te mjedisit edhe pse niveli i zbatimit te tij eshte shume inferior. Ne Shqiperi, shume qytetare lene mbeturina ne nje lendine pasi kane organizuar aty nje piknik, ose ne reren e plazhit, pasi kane pushuar aty. Per kete nuk penalizohen me gjobe apo sanksione te tjera ligjore. Gjithashtu, shume qytetare i hedhin mbeturinat nga ballkoni i apartamentit, apo ne vendin e grumbullimit nuk i fusin ne konteniere, por i hedhin ne rruge dhe serish ata nuk penalizohen. Gjithashtu, shume qytetare, kur jane duke udhetuar me makine hedhin nga dritarja e saj ne rruge sende qe nuk i nevojiten me, dhe serish ata nuk penalizohen. Shume restorante dhe sipermarrje te tjera jashte zonave urbane, i hedhin mbeturinat ne pyje, perrenj e lumenj dhe serish nuk penalizohen. Per kete arsye ne kemi sot qytete jo te pastra, mjedise publike jo te pastra, rruge jo te pastra, lendina jo te pastra dhe zona turistike jo te pastra. Niveli i ndotjes nga mbeturinat eshte kaq i madh sa pa frike Shqiperia mund te etiketohet si “Republika e qeseve dhe kanaçeve”, thone burimet e Forumit te Mendimit te Lire.
Mjedis
Forumi i Mendimit te Lire ka organizuar levizjen vullnetariste “Korpusi Shqiptar i vullnetareve”, me mbi 3 mije anetare ne Tirane, Vlore, Fier, Shkoder, Durres, Lezhe etj. Gjate vitit te kaluar, permes punes se vullnetareve tane, shprehet Mentor Kikia. “U pastruan mbi 30 kilometra vije bregdetare ne 8 qendra te rendesishme turistike nga Velipoja ne Orikum. Korpusi i vullnetareve ka nisur edhe kete vit aksionet, duke pastruar plazhin e Shengjinit dhe parkun kombetar te Divjakes. Gjate ketyre aksioneve u larguan mbi 3 mije thase me mbeturina nga zonat turistike. Nga keto Aksionet e vullnetareve nuk kane si qellim vetem pastrimin, por organizimin e nje revolte qytetare ndaj ketij realiteti, nje revolte qe ne kemi menduar te organizojme jo nga sallonet e hoteleve te Tiranes, por duke punuar”, vazhdon ai.
Levizja do te angazhohet ne vjeshte me propozimin e nje pakete masash ligjore, per forcimin e penaliteteve ndaj qytetareve qe ndotin, kufizimin e perdorimit te materialeve plastike, kryesisht qeset, dhe organizimin e nje peticioni me dhjetera mijera firma adresuar qeverise per ti dhene fund shkarkimit te mbeturinave pergjate lumenjve. Korpusi i vullnetareve shton radhet pas çdo aksioni, pasi ka shume njerez qe jane gati te kontribuojne ne sherbim te nje vendi me te paster dhe mjedisi me qytetar.
...
Burri e ka mbaruar punen. Ndersa Prenga vazhdon me ekskavatorin, te perpiqet te ngule nje trung afer detit. Ai nuk qendron, ndersa ekskavatoristi e ka mendjen qe te mos e fotografojme. Prenga, me nje trup shume sportiv ka nje ide, qe ta hape ne mes drurin dhe qe andej te ngrihet uji, qe do ta perdore per plazhistet. Por, duket e pamundur. Na vjen keq qe t’i marrim me kohe Prenges, i cili me sqaron se sezoni behet me nje mundim dhe megjithe kushtet qe i krijon pushuesve s’eshte e lehte. “Vjet mora tre djem te Portokallise. Erdhen se kishin shok nje nga nipat, por se perballoj dot keshtu”, na thote.
Veç papastertise, kur e mendon edhe pjesen e animatoreve apo pjesen tjeter te zbavitjes bindesh sesa larg jemi nje sezoni turistik, por deri ne kete luks te mendojme me te thjeshten, qe te kemi nje sezon qe ti afrohet normales. Te pakten pa plehra.
Mentori na tregon dhe nje histori, e cila paçka humorit, perben dhimbjen dhe largesine tone me kushtet e sotme te turizmit modern. “Nje operator turistik austriak, nje nder 5 me te njohurit ne Bote, ne pranveren e ketij viti erdhen ne Shqiperi me idene per te hapur nje zyre ne Tirane dhe pasi kane udhetuar nga Rinasi per ne Berat dhe deri ne Gjirokaster kane thene se nese sjellim turiste ketu, autobuzi duhet te vishet me xhama te erret qe te mos shikojne pisllekun qe ka mbyt vendin”.
Ka filluar mes plehrave sezoni i plazhit i vitit 2010.
Ky eshte morali i fabules, qe e kujtoj, ndersa burri i eshte afruar benzint, qe ne kete rast kryen kabinen e tij provizore te plazhit dhe heq reren nga trupi. Ditet e fundit te pranveres.