Turizmi 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine
Shqipëria priti gjatë këtij viti afro 3 milionë turistë, duke u ofruar gjithçka të bukur ofron natyra shqiptare, nga deti, liqenet, malet, muzetë dhe ajo që biznesi ka investuar në funksion të turizmit. Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, deklaroi për medien dje se të dhënat për turizmin në 8-mujorin e parë 2011 janë mbresëlënëse. Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milionë e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë, rezidentë në vendet e huaja. Por jo vetëm turizmi i diellit e i rërës ka afruar turistët, por edhe turizmi malor dhe ai kulturor ka rritur numrin e turistëve këtë vit

Pritshmëria/Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, publikoi të dhënat e turizmit për periudhën janar - gusht 2011, mbi 300 turistë më shumë se vitAfro 3 milionë vizitorë, shumica të huaj, zgjodhën Shqipërinë si vendi i duhur për të bërë turizëm. Rritja e interesit të turistëve të huaj qartësohet nga shifrat që vetë Ministria e Turizmit ka publikuar. Ka qenë ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, që ka bërë publike të dhënat për turizmin për 8-mujorin e parë të vitit 2011, duke deklaruar se janë mbresëlënëse. Sipas Bumçit, numri i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar për këtë vit, është afro 3 milionë.

Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milionë e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë, rezidentë në vendet e huaja. Ajo çka është mjaft pozitive, është rritja e numrit të vizitorëve evropianë rreth 300 mijë turistë të huaj më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja e këtyre shifrave vjen si rezultat i përmirësimit të infrastrukturës dhe investimeve të mëdha që ka bërë qeveria shqiptare. Ministri i Turizmit, Bumçi, theksoi se prioritet i ministrisë është edhe turizmi kulturor dhe ai malor, pasi interesi i të huajve ka qenë maksimal për të dyja këto sfera, pasi Thethi ka shënuar 10 mijë net fjetje dhe në Butrint numri i vizitorëve është dyfishuar. Prioritet i qeverisë shqiptare është që turizmi të shndërrohet nga potencial në industri.

Turizmi në shifra

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit për periudhën 1 janar - 31 gusht 2011, në vendin tonë kanë hyrë afro 3 milionë vizitorë, nga këta, 2 milionë e 990 mijë vizitorë kanë hyrë gjatë periudhës 1 janar - 31 gusht 2011. Sipas të dhënave të ministrisë, nga totali i turistëve, 2 milionë e 120 mijë janë vizitorë me nënshtetësi të huaj dhe 870 mijë janë vizitorë shqiptarë jo rezidentë. Rritja në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010 e hyrjes se vizitorëve me nënshtetësi të huaj jorezidentë është 16% ose e thënë ndryshe kanë hyrë rreth 300 mijë vizitorë më shumë. Nga këta 63% janë vizitorë me net-qëndrime, 26% janë vizitorë ditore dhe 11% janë vizitorë transitë. Numrin më të madh të vizitorëve për këtë periudhë e kanë ata kosovarë me 51%, maqedonas 11%, malazezë 5%, italianë 5%, grekë 5%, gjermanë 3%, amerikanë 2% etj. Sipas mënyrës së udhëtimit, vizitoret ndahen rreth 86% me tokë, 6% nga ajri dhe pjesa tjetër nga deti. Pika hyrëse tokësore me fluks më të madh është Morina, nga e cila kalojnë 50% e vizitorëve, e ndjekur nga Muriqani me 14% dhe Qafë-Thana me Rinasin secila me mbi 10% të hyrjeve. Turistët tradicionale të “diellit dhe rërës” zënë rreth 50% të hyrjeve vjetore. Kështu në muajin korrik dhe gusht kane hyrë 1.355.599 vizitorë jorezidente me nënshtetësi të huaj. Kapacitetet më të mëdha pritëse i kanë qarqet e Vlorës, të Tiranës dhe të Durrësit. Gjithashtu, një numër i madh njësish akomoduese janë ngritur në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit, çka tregon zhvillim e turizmit malor në këto vitet e fundit.

Valbona

Turistët që kanë vizituar këtë verë luginën e Valbonës, janë të shumtë, por ata që kanë kaluar të paktën një natë në bujtinat e kësaj lugine, kapin shifrën 17,159 turistë. Numri i njësive akomoduese është 8, nga të cilat 7 janë bujtina dhe 1 hotel. Ndërsa numri i turistëve ditorë e kalon shifrën e 15,000 gjatë gjithë sezonit.

Thethi

Gjatë vitit 2010 në Theth funksionuan 22 bujtina me afro 230 shtretër. Numri i turistëve arriti në 10,000, ku 80 - 90% ishin me nënshtetësi të huaj dhe 10 - 20% shqiptarë. Turizmi solli një të ardhur prej më shumë se 180,000 euro.

Të dhënat nga parqet arkeologjike

Numri i vizitorëve të huaj për periudhën janar - gusht 2011 në parqet arkeologjike dhe muzetë kombëtarë është 79. 094 kundrejt 62. 976 ose 6118 vizitorë më shumë. Të ardhurat shënojnë një rritje prej 20%.

Butrinti

Parku Arkeologjik i Butrintit për këtë periudhë ka hyrje prej 25 370 vizitorë të huaj ose është 2-fishuar numri krahasuar me vitin 2010. Të ardhurat në këtë park janë rritur me 44% për periudhën 8-mujore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama