Të parët ishin zviceranët, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet që nga viti 2005. Dhe në këtë vit rreth 6 mijë turistë vizituan Shqipërinë. Ndërsa, në vitin 2013 numri i turistëve arriti në 40 mijë. Por, me kalimin e viteve numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë është rritur, duke arritur në 90 mijë. Në vitin 2014 pritet që të ketë akoma një numër më të madh turistësh nga Italia.
Kështu është shprehur Benko Gjata, përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" në një reportazh dedikuar turizmit në vendin tonë. Rritja e numrit të turistëve italianë që vizitojnë Shqipërinë ka ardhur edhe për shkak të nxjerrjes së një guide prej 180 faqesh, të shkruar në gjuhën italiane dhe flet për vendet turistike në Shqipëri.
Gjata thotë se Shqipëria është një vend i bukur, jo sepse ai ka lindur atje, por me të vërtetë është një vend i mrekullueshëm që duhet zbuluar nga italianët edhe më shumë. Sipas tij, vendi ynë mbetet një destinacion turistik pak i njohur dhe interesant në Mesdhe.
Pavarësisht se, Benko Gjata, ia rrit vlerat vendit të tij, por “Toka e Shqiponjave” është me të vërtetë një zbulim i madh turistik i italianëve. Blogje të ndryshme në Shqipëri reklamojnë ujin e pastër, klimën, mikpritjen, pastërtinë dhe sigurinë.