"Krijimet e saj, thotë kuratorja Merita Toçila, janë impresionuese. Realitetin në të cilin jeton ajo di ta përcjelli në një mënyrë krejt personale, ngjyrat dhe penelatat përcjellin emocionet e saj dhe arti për të është një mënyrë për të shprehur vetveten.
Është vizioni i saj për gjërat, të cilit i jep formën që përcjell kërkimet dhe refleksionet e saj”. Kjo duket në tematiken që Vevecka përzgjedh: turizmi shqiptar.
Qytetet: Tirana, Berati, Kruja, etj, apo trashëgimia jonë kulturore me vende, si: Apolonia, Ura e Tabakëve, etj, vijnë të realizuara me shumë sinqeritet.
Nga Gazeta Metropol