Turkish Airlines shpallet fitues nga SKYTRAX Kompania me e mire ne Europe

'Turkish Airlines' shpallet fitues nga SKYTRAX: 'Kompania me e mire ne Europe'
'Turkish Airlines' është shpallur gjithashtu fitues në kategoritë: 'Vendet më të mira në klasën Premium Ekonomi' dhe 'Kompania më e mirë në Europën Jugore' Bazuar në rezultatet e vlerësimit për vitin 2011, “Turkish Airlines” është zgjedhur fituese e tri kategorive nga “Skytrax”, e cila është një markë e njohur botërore në lidhje me përsosmërinë në udhëtimet ajrore në shekullin e 21, duke siguruar një ekspertizë unike për botën e aviacionit dhe industrinë aeroportuale nëpërmjet auditimit shumë profesional dhe programeve të shërbimit “Benchmark” për kualitetin e prodhimit dhe të shërbimit.

“Turkish Airlines” fitoi çmimet:
“Kompania më e mirë e Europës”,
“Kolltukët më të mirë në klasën Premium Ekonomi”, dhe
“Kompania më e mirë e Europës Jugore”, të cilat jepen në fushën e aviacionit.

Ceremonia “Skytrax World Airlines Awards” u zhvillua në Paris, Francë dhe çmimet e fituara iu dorëzuan drejtorit të përgjithshëm të kompanisë ajrore “Turkish Airlines”, zotit Temel Kotil nga presidenti i “SkyTrax”, z. Eduard Plaisted.

Ky sukses u arrit sipas një votimi të bërë prej 18.8 milionë pasagjerëve nga mbi 100 nacionaliete të ndryshme, të cilët morën pjesë në anketën e zhvilluar për një periudhë 10-mujore.

Shpallja si fituese e çmimit “Kompania më e mirë e Europës Jugore” është një sukses që arrihet nga kjo kompani për të tretin vit radhazi.

“Turkish Airlines” ka filluar aktivitetin e saj në 20 Maj 1933. Ajo është një nga kompanitë ajrore me rritjen më të shpejtë në botë, duke vendosur rekordin për hapjen e 24 destinacioneve të reja brenda një viti, në vitin 2006. “Turkish Airlines” ka një ndër flotat me moshën më të re në botë, e cila përbëhet nga 174 avionë të modeleve “Boeing” dhe “Airbus”. Për momentin ajo operon në 183 destinacione nga të cilat, 142 janë ndërkombëtare dhe 41 brenda Turqisë. “Turkish Airlines” është gjithashtu anëtare e grupimit “Star Alliance”, i cili është themeluar në vitin 1997 dhe ofron 21000 fluturime në ditë, në 1160 aeroporte në 181 vende të botës.

Duke i konsideruar sigurinë e fluturimit dhe cilësinë e shërbimit si dy prioritete kryesore të aktivitetit të kompanisë, ajo po vazhdon pa ndërprerje të investojë jo vetëm në to, por gjithashtu edhe në fusha të tilla si sistemet e argëtimit brenda avionit, kolltukëve të rehatshëm, trajnimit të punonjësve të saj, rritjes së flotës, etj.

“Turkish Airlines” ndjek gjithashtu pa ndërprerje të gjitha risitë teknologjike në fushën e aviacionit.

“Turkish Airlines” po punon për të arritur nga “Skytrax”, vlerësimin e kompanisë me Pesë Yje nga statusi me Katër Yje që ka për momentin.

Nëpërmjet të gjithë këtij aktiviteti dhe strategjisë së zgjerimit të pandërprerë të rrjetit të saj të operimit në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, Azisë Qendrore, Lindjes së Largët, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Veriore e Jugore, “Turkish Airlines” po mban objektivin e saj për të qenë jo vetëm një lider rajonal, por edhe një kompani ajrore globale e shquar në Europë, e cila është e preferuar për cilësinë e shërbimeve, besueshmërinë dhe fuqinë konkurruese

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama