Turqi Big Brotheri fals 9 vajza te burgosura

Turqi: Big Brotheri fals, 9 vajza të burgosura

 Lajmi është bërë i ditur dje nga e përditshmja turke "Hurriyet", e cila tregon sesi kanë ndërhyrë njerëzit e policisë për të liruar vajzat dhe për të arrestuar 2 burra, autorë të kësaj ngjarjeje.

9 vajzat, mes të cilave njëra ishte vetëm 16 vjeçe, u ishin përgjigjur shpalljeve publicitare, në të cilat thuhej se kërkoheshin "pjesëmarrëse për në një reality show, siç është "Big Brother", i cili do të transmetohej në "Fox Tv", një televizion shumë i njohur në SHBA, prej pak kohësh i ndjekur dhe në Turqi. Të rejat ishin seleksionuar mes dhjetëra aspiranteve dhe u është dashur të firmosin një kontratë, në të cilën pranonin që të rrinin për 2 muaj dhe nuk duhet të kishin asnjë kontakt me jashtë (përfshi këtu dhe familjet) dhe nëse do të hiqnin dorë më parë se periudha e përcaktuar në kontratë, duhet të paguanin një gjobë prej 50 000 lirash turke (23 000 euro). Me shpresën për t'u bërë yje televizioni, gratë e reja firmosën kontratën.

Telekamerat me qark të mbyllur, të instaluara në të gjitha ambientet, në të cilat vajzat dukeshin lakuriq, janë shitur në internet. Të alarmuar, pasi që prej 2 muajsh nuk kishin asnjë lajm nga vajza e tyre dhe nuk arrinin të lidheshin me organizatorët e "reality showt", prindërit e 16-vjeçares kanë lajmëruar policinë, e cila ndërhyri në vilë dhe liroi vajzat, duke arrestuar dhe 2 organizatorët, të cilët ishin me to.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama