UPDATE/ Kroacia fitoi ndeshjen e parë në Europian ndaj Turqisë. Edhe pse një fitore minimale, kroatët siguruan tre pikshin, falë një gjuajtje perfektë të Luka Modriç nga jashtë zonës së rreptësisë.
Ashtu si pjesa e parë edhe pjesa e dytë është dominuar nga Kroatët të cilët kanë rrezikuar disa herë portën Turke, por pa mundur ta thellojnë avantazhin. Nga ana tjetër edhe Kombëtarja Turke pati disa raste të cilat nuk arriti t'i shfrytëzonte.
Pjesa e parë e takimit të vlefshëm për Grupin D u dominua nga kronatët. Një gol i Luka Modriç në minutën e 41' kaloi Kroacinë në avantazh.
Modriç realizoi një supergol me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës së rreptësisë. Në 45 minutat e para danezi Erikson dha vetëm një karton të verdhë për sulmuesin Cenk Tosun.
Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet nesër në të njejtën orë mes Spanjës dhe Çekisë.
Goooal ( Luka Modric ) || Turkey 0-1 Croatia... by football-zip