Turqia ndeshkon ?The Simpsons?

Turqia ndeshkon ?The Simpsons?
Është thënë gjithçka mbi familjen popullore Simpson, përveç se seriali i famshëm vizatimor amerikan ishte edhe blasfemi. Por tani kjo është një fakt i kryer, kanë thënë inspektorët e hapësirës audiovizive të Turqisë, së kryeministrit islamik Recep Tayyip Erdogan. Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Ankarasë ka vlerësuar si të domosdoshme vendosjen e një gjobe prej 23 mijë eurosh televizionit privat CNBC-E, për transmetimin e një episodi të kartonit ku sipas tij tallet Zoti.

Në episodin që ka përfunduar në shënjestrën e autoriteteve të vendit, Zoti i ofron kafe djallit. Kjo, sipas institucionit, mund të konsiderohet një fyerje, ose me pak fjalë blasfemi. Por jo vetëm kaq, filmi i animuar përveç se tallet me Zotin, inkurajon edhe të rinjtë që të pijnë alkool gjatë natës së Vitit të Ri në Nju Jork. Gjithashtu, pretendojnë inspektorët, një nga personazhet abuzon me besimin fetar për të kryer krime dhe në fund Bibla digjet publikisht dhe Zoti dhe djalli përfaqësohen me trupa njerëzorë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama