Turqia ne vendin qe rri pezull mes islamit dhe Europes

Turqia, ne vendin qe rri pezull mes islamit dhe Europes
Aleate e Perendimit, por per sa i perket kultures eshte e lidhur me pjesen tjeter te botes islame. Qeveria e Ankarase perpiqet qe te imponohet ne rajon si ndermjetese e paqes ne Lindjen e Mesme, por sigurisht qe rruga eshte plot me pengesa. Ditet e inatit te madh duket se kane perfunduar dhe tashme e vetmja gjurme e dukshme eshte nje poster i madh qe ka mbetur varur ne nje mur ne sheshin “Taksim”, ne te cilin shkruhet: “Izrael vrases. Poshte duart nga anijet tona”. Retorika zyrtare qe pasoi ngjarjen e nje jave me pare, kur komandot izraelite sulmuan anijen e ndihmave qe po shkonte drejt Gazes, ka qene e ashper ne shtate ditet e fundit, duke kaluar edhe ne deklarata ekstreme e megjithate te shumte kane qene ata ekonomiste vendas qe bene nje pyetje te thjeshte: Sa do t’i kushtoje Turqise nje prishje e marredhenieve me Izraelin?

Koha do ta tregoje nese behet fjale vetem per retorike, apo do te merret ne te vertete ndonje mase, por ne veshet e turqve dhe te hebrenjve do te ushtoje per nje kohe te gjate deklarata e Presidentit te vendit, Gul: “Turqia nuk do te harroje”. E megjithate, kjo lloj retorike mund ta çonte situaten edhe ne ekstremet e saj. Se pari mund te ishte krijuar nje klime e superngarkuar, qe do te kishte sherbyer si pretekst per islamistet ekstremiste, te gatshem per t’iu hedhur persiper kujtdo qe bie ndesh me linjen e tyre, duke filluar nga bashkatdhetaret e tyre jomyslimane e deri te hebrenjte.

 Nderkohe, retorika dhe qetesimi i saj tregojne edhe nje paqartesi te qendrimit te ri turk ne Lindjen e Mesme. A do te mund te vazhdoje ajo te sillet si nje fuqi rajonale, çka sigurisht nuk do t’i pelqente aspak Izraelit? A e ka valle Turqia vendosmerine dhe mjetet per te ngulmuar, per te sfiduar, pra per te qene pjese e nje loje ne te cilen kerkon te hyje, duke mos e kuptuar ndoshta plotesisht se nga cilat rregulla te pameshirshme drejtohet?

Gjate demonstrimit te forces javes qe shkoi, veç turqve, edhe arabet valeviten te ekzaltuar flamujt turq dhe shprehen me ze te larte entuziazmin ndaj Kryeministrit Erdogan. Gjate atyre diteve, Europa u pershkua nga dritherima e idese se mos otomanet e rinj ishin duke perfituar nga vakumi i krijuar ne Lindjen e Mesme. Kater dite me pare, mijera myslimane u grumbulluan para xhamise se Fatih Camit dhe u luten para 9 qivureve te aktivisteve te vrare te mbuluar me flamur turk dhe palestinez.

Ne fakt eshte nje vend me simbolike te veçante, qe organizatoret e ceremonise- partia e vogel islamiste Sadet, ne opozite -me siguri qe e kane ditur mire. Ne nje ndertese te vogel, ne nje cep te oborrit, ndodhen eshtrat e sulltan Mehmetit, atij qe sipas vete pllakes qe ndodhet ne hyrje te nderteses, “shkaterroi perandorine bizantine dhe pushtoi Stambollin”, mundi serbet, rumunet, kroatet, shqiptaret dhe arriti qe t’u mbijetonte 13 tentativave qe iu bene per ta asgjesuar fizikisht me urdher te venedikasve.

Por heren e 14-te nuk ia doli dot mbane dhe ajo u shnderrua ne fatalitet per te. Keshtu sulltani vdiq i helmuar nga Jakup pasha, ose mjeshter Jakupi (hebre). I shkreti Jakup, u shnderrua ne nje kurban te zakonit te atehershem, qe kur ndodhte ndonje vrasje apo ndonje gjeme, fajin per kete e kishin zakonisht hebrenjte, ose te pakten ata ishin te dyshuarit e pare. E megjithate, ne historine e perandorise qe po lindte me Mehmetin, hebrenjte nuk shiheshin aspak me sy te keq.

Keshtu, ata paten role te dores se pare ne administrate dhe gjeten te turqit mbeshtetje dhe strehim kur persekutoheshin nga te krishteret. Dhe kjo tradite shekullore perben shpjegimin se perse marredheniet mes Turqise dhe Izraelit ne fillimin e tyre ishin me miqesore. Turqia ishte shteti i pare mysliman dhe per nje kohe te gjate i vetmi qe arriti te njihte shtetin e Izraelit te krijuar ne vitin 1949. Me pas, ne vitin 1954, reparte te marines hebreje bene nje parade ne mes te Stambollit, mes turmes se njerezve qe i pershendesnin. Sigurisht qe nje veprim i tille do te ishte i pamundur sot, me rrjedhen qe kane marre ngjarjet.

Sipas shume vezhguesve dhe analisteve te marredhenieve mes hebrenjve dhe Turqise, ne detin e Gazes nuk u vrane vetem 9 persona, aktiviste te paqes, por u mbyt dhe u fundos nje epoke e tere, ajo e marredhenieve te dashurise mes dy vendeve. Po cili ishte shkaku kryesor i ketij fundi? A ishte islami ai qe i ndau te dyja vendet dhe i shnderroi brenda nates ne armiq? Apo ndoshta interesi personal? Ne vitet ‘70, Turqia nuk ishte me pak laike dhe qemaliste se me pare, por u largua nga Izraeli per t’u afruar me shume me arabet e Gjirit e per te ngritur ekonomine e shkaterruar.

Nafta dhe parate e nxjerra prej saj ishin nje burim i madh fitimesh deri ne vitin 1989, kur te dyja vendet, pra Izraeli dhe Turqia, zbuluan qe ndanin te njejten situate: izolimin nderkombetar. Ishin informatat e Mosadit dhe fotografite ajrore te ofruara prej tij ato qe u dhane mundesine turqve qe te spiunonin ndaj Partise Punetore te Kurdistanit te Oçalanit, kur anetare te saj sterviteshin ne Siti. Keto interesa te perbashketa sollen nje riafrim mes dy vendeve dhe nje aleance strategjike (1996) qe vazhdon edhe sot te funksionoje. Ne ato vite ndodhnin gjera qe per vende te tjera myslimane konsiderohen te pamundura.

Per shembull, ne stadiumin e Stambollit, tifozet e Fenerbahçes valevisnin nje flamur hebre me yllin e Davidit, per nder te nje lojtari izraelit te skuadres. Turistet turq ne Izrael dhe anasjelltas, turistet hebrenj ne Turqi, gezonin maksimumin e ndereve dhe favoreve qe u rezervoheshin te huajve. Por kjo perspektive ndryshoi ne vitin 2002, kur erdhi ne qeveri AKP, ose ekuivalentja e nje partie te demokracise se krishtere e variantit mysliman. Sipas shume njohesve te kesaj partie, ajo nuk ishte armiqesore ndaj Izraelit. Ajo nuk e denoncoi kurre marreveshjen e bashkepunimit strategjik, qe vazhdon mes sherbimeve sekrete te te dyja vendeve edhe sot e kesaj dite, dhe as nuk i nderpreu projektet e bashkepunimit ushtarak, qe kane nje qarkullim parash prej 2 miliarde dollaresh.

Por duke qene se eshte nje parti islamiste, ajo synon qe te shtrije lidhjet e saj me vendet arabe, duke zgjeruar kesisoj zonen e influences se Turqise edhe ne te gjithe Lindjen e Mesme. Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe zuri pozicionin e “ndermjetesit”, pra per shkak te marredhenieve shume te mira me vendet arabe dhe Izraelin, si dhe me perendimoret. Pikerisht ne cilesine e ketij roli pati mundesine qe te organizonte nje lloj dialogu ne distance mes sitianeve dhe izraeliteve. Por ngjarja qe e perkeqesoi menjehere situaten ishte marreveshja permes se ciles Turqia dhe Brazili rane dakord me Teheranin ne lidhje me nje kompromis per çeshtjet berthamore.

Prej kendej lindi pyetja: Cila eshte arsyeja qe Turqia e ndihmon Teheranin per t’u shpetuar sanksioneve te kerkuara nga Shtetet e Bashkuara dhe nje pjese e komunitetit nderkombetar? Ne fakt, behet fjale per nje interes legjitim. 10 miliarde dollare eshte shifra e shkembimeve tregtare me Iranin. Dhe ne rast te vendosjes se sanksioneve, kjo shifer do te zhdukej. Por permes nje iniciative te tille, Turqia u shfaq si nje fuqi rajonale e pavarur, ne gjendje qe te frikesonte Izraelin dhe te mos i bindej me Uashingtonit per çdo deshire te tij. Dhe sipas shume izraeliteve, Turqia e tejkaloi ate qe konsiderohet si linje e kuqe.

Por kete Ankaraja e kuptoi pak me vonese. Fondacioni islamik qe organizon “Floten e lirise” eshte i lidhur me Saadet, po ajo parti qe doli te priste arkivolet e 9 viktimave te sulmit hebre. Qeveria nderkohe nuk iu kundervu nje veprimi te tille edhe per shkak te zgjedhjeve qe do te organizohen vitin e ardhshem, duke mbajtur nje qendrim asnjanes dhe te terhequr ndaj kesaj iniciative. Per sa i perket reagimit ndaj ngjarjes, behet fjale me teper per nje reagim te ashper verbal, se sa konkret. Sipas nje sondazhi te fundit, 60% e turqve kane deklaruar se prisnin veprime konkrete nga qeveria e tyre ndaj ngjarjes dhe jo vetem fjale.

Me pas qetesohet qe te ule gjakrat edhe me ndihmen e mendimtarit te famshem sufi, Feitullah Gulen, qe eshte edhe mbeshtetes i partise ne pushtet- i cili ne nje interviste te fundit te dhene per nje gazete amerikane denon si izraelitet, ashtu dhe floten e lirise –qe sipas gjykimit te tij do te kishte bere mire qe te kerkonte lejen e autoriteteve hebreje per te shperndare ndihmat. Nderkohe, Ankaraja eshte duke u marre me vleresimin e demit. Sulmi izraelit duket se per momentin e ka privuar nga roli i “ndermjeteses” per paqen ne Lindjen e Mesme, çka i jepte nje vlere shume te madhe Turqise ne syte e perendimoreve.

Tani i duhet qe te gjeje nje dimension te ri. Perplasja me Izraelin mund te kete edhe pasoja ekonomike. Nderkohe i ka afruar me vendet arabe dhe duke qene se zemra shpesh rreh prane portofolave te fryre, simpatia qe ka ngjallur Turqia mund te shnderrohet ne diçka me konkrete. Ne syte e shume lidereve arabe, qeveria turke ka cilesite qe u mungojne shume vendeve te tjera ne rajon: ajo eshte nje demokraci dhe jo nje shtet policor; ka sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Por nese arabet e konsiderojne Erdoganin si nje Nasser te ri, apo per nje shpate te re te islamit, me siguri qe shume shpejt do te perballen me zhgenjime. Per Turqine, zgjedhja filo-perendimore dhe filo-europiane eshte nje zgjedhje perfundimtare. Dhe kjo eshte nje siguri per luhatjen, por jo ndryshimin perfundimtar te situates.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama