Turqia ofron ndihma per permbytjet

Turqia ofron ndihma per permbytjet

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar iu ka dorëzuar autoriteteve të emergjencave civile shqiptare, ndihmat e ardhura nga Agjencia e Emergjencave Civile të Turqisë (AFAD), të përbëra nga 1700 pako me ndihma ushqimore, me një vlerë të përgjithshme 100 000 dollarë.

Në ceremoninë e dorëzimit, e cila u organizua në ambientet e rezervave shtetërore në periferi të Tiranës, merrte pjesë ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, Drejtori i Emergjencave Civile në Shqipëri, Shemsi Premçi, Përfaqësues të AFAD si dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë Åžaban Ä°ÅŸlek.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Genci Gjonçaj e njohu nga afër Ambasadorin e Turqisë me gjendjen e zonave të përmbytura dhe sistemin e operimit të shpërndarjes së ndihmave.

Gjonçaj në një prononcim për Anadolu Agency (AA) falënderoi autoritetet turke për ndihmën e dhënë dhe ndërhyrjen në kohë ndaj situatës së krijuar. Duke falënderuar të gjithë shtetet që kanë kontribuar në këtë emergjencë civile, ai ka dhënë siguri mbi shpërndarjen e plotë dhe të shpejtë, si dhe dërgimin në destinacionin e duhur të ndihmave të ardhura nga vende ndryshme dhe Turqia në veçanti.

Gjonçaj në vazhdim të fjalës së tij tha se “përfitoj nga rasti të falënderoj shtetin turk dhe TIKA-n që i gjenden pranë popullit shqiptar në momente të vështira, dhe inkurajoi TIKA-n të vazhdojë të qëndrojë dhe kontribuojë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ne i jemi mirënjohës për praninë tyre. Jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin me të jo vetëm në emergjencat civile, por edhe në fushat e tjera”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama