Turqit ne vend te pare pas tyre italianet Sa jane dhe cilet jane te huajt qe jetojne ne Shqiperi

Turqit ne vend te pare, pas tyre italianet: Sa jane dhe cilet jane te huajt qe jetojne ne Shqiperi

Në Shqipëri jetojnë zyrtarisht 9118 shtetas të huaj, 5223 ndër të cilët janë këtu për arsye punësimi. Shifrat i bën të ditura për gazetën DITA, Drejtoria e Politikave të Punësimit dhe Migratore në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Sipas këtyre shifrave që mund t’i gjeni më me detaje në tabelat e mëposhtme, në Shqipëri jetojnë më shumë të huaj nga Turqia ndërsa në vend të dytë renditen italianët.

Shqipëria ka zyrtarisht edhe një numër refugjatësh iranianë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe sirianët.

Arsyeja kryesore e jetesës së të huajve në Shqipëri është punësimi dhe martesat me shqiptarë (bashkim familjar), ndërsa 699 persona gjenden në vendin tone për studime

 

Të huaj me leje qëndrimi gjithsej: 9118

Punësim – 5223

Bashkim Familjar – 2322

Studime – 699

Humanitare – 490

Te tjera – 384

 

Shtetësitë Kryesore:

Turqi – 1824

Itali – 1711

Kosovë – 943

SH.B.A.- 612

Iran (refugjate) – 419

Kinë – 348

Greqi – 358

Gjermani – 220

Mbreteri e Bashkuar – 204

Maqedoni – 182

Egjipt – 141

Rumani -126

Siri -103


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama