Ne kete menyre, Televizioni Kombetar Klan nis bashkepunimin me nje prej kanaleve me te medha ne Evrope, sic eshte Rai Uno. Lidhja e te Dieles Italiane me te Dielen Shqiptare shenon hapin e pare te ketij bashkepunimi, i cili u theksua edhe nga vete Pippo Baudo ne lidhjen e drejtperdrejte. Komunikimi mes dy drejtuesve eshte pritur me ovacione ne te dyja studiot, nderkohe qe prezantuesi italian nuk e ka fshehur kersherine per te njohur permes kesaj lidhjeje direkte edhe studion ne te cilen po zhvillohet programi "E diela shqiptare".
Te dy prezantuesit, kane shkembyer edhe batuta te kendshme me njeri-tjetrin, gje qe eshte shoqeruar edhe me reagimet e publikut ne te dyja ekranet. Nga ana tjeter, prezantuesi i njohur i spektakleve italiane ka shprehur propozimin per te pasur edhe bashkepunime te tjera te metejshme me ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Madje, edhe pas shkeputjes se lidhjes me Tiranen, Baudo ka vazhduar te komentoje kete transmetim, duke e cilesuar madje kolegun e tij shqiptar "si djalin e tij", nisur edhe nga ditelindja e tyre ne data te njejta, por ne vite te ndryshme.
Natyrisht shume emocionuese dhe jo e rastesishme ka qene performanca e tenorit shqiptar Armaldo Kllogjeri ne studiot e RAI-t. Pikerisht kjo performance ka ardhur e gjalle ne ekranin e televizionit Klan, permes lidhjes direkte me "Domenica in". Se bashku me dy tenore te njohur te muzikes italiane, Armaldo Kllogjeri ka percjelle permes ekranit nje dedikim per te madhin Luciano Pavarotti.
Ne kete menyre Tv Klan ka arritur te shkrije me se miri audiencen shqiptare me ate italiane, duke mbajtur madje edhe premtimin e produksioneve gjigante, sic ishte cilesuar me te drejte "E diela shqiptare" qe ne kohen e konceptimit te ketij programi.
Dhe ndersa Baudo ka vijuar me te dielen italiane edhe shqiptaret jane rikthyer tek pjesa tjeter e te dieles se tyre, qe ashtu si ne javet e shkuara, por ne nivele me te larta ka arritur te surprizoje publikun me elementet e rinj, qe ofron per ta. Rubrika "Por dhe kunder", te ftuarit interesante, si Sonila Meco e Zana Cela, por edhe meshkujt Baton Haxhiu e Kujtim Cashku i kane dhene jete nje bisede, qe ka perfshire edhe teleshikuesit, te cilet kane votuar qendrimin e tyre. Pjekuria artistike dhe jetesore e nje emri te njohur si Robert Radoja e vecanerisht notat e pianos se tij, kane bere gjithashtu qe Gjebrea te tregoje edhe nje here shkelqimin e vet si kengetar, duke mbajtur te ndezur atmosferen ne salle.
Gazeta: Koha Jone