Rrjeti social i mikroblogimit, Twitter, ka arritur sot në 500 milionë përdoruesa. Lajmit e ka bërë të ditur firma e marketingut social Semiocast.
Duke analizuar 517 miliona profile në Twitter dhe mbi një miliardë cicërima, apo ‘tweets’, kompania ka arritur në konkluzionin se 140 milionë nga këta përdoruesa janë në SHBA, me Brazilin në vënd të dytë, me 40 milionë përdoruesa.
Por jo të gjithë përdoruesit janë aktivë. “Parashikimi tonë është se vetëm një e treta (1/3) e të gjithë përdoruesave të regjistruar aktivizohen në muaj,” ka thënë Paul Guyot, një përfaqësues i Semiocast. “Por raportet varen nga shteti – p.sh. Japonezët ‘cicërojnë’ më shumë se të gjithë.”
Në Shkurt të këtij viti u raportua se Twitter kishte arritur gjysëm miliardshin, por kompania vetë nuk komentoi mbi këtë çështje. Një nga vështirësitë e numërimit të përdoruesave të Twitter është krijimi tejet i lehtësuar i llogarive ‘spam’, madje është akoma më e lehtë për të krijuar një llogari fallco në Twitter se sa në Facebook. /Tech.Al/
http://www.tech.al/twitter-arrin-500-milione-perdoruesa/