Twitter behet i pari per shperndarje te fotografive

Twitter behet i pari per shperndarje te fotografive
9 gushti ishte një ditë mbase edhe e zymtë për shërbimet e palës së tretë për shpërndarje të fotografisë në rrjetin Twitter si TwitPic dhe YFrog. Twitter zgjodhi shërbimin e vet zyrtar me Photobucket si shërbim për ngarkim të fotografive. Tani, statistikat e paraqitura nga makina kërkuese e fotografive Skylines tani tregojnë që Twitter është bërë shërbimi numër një si shërbim për shpërndarje të fotografive në platformë, duke pasur kështu 36% të shpërndarjeve. TwitPic tani i ka 30% të fotografive të shpërndara dhe YFrog ka rënë në 21%. Vetëm pesë muaj më parë, TwitPic kishte 45.7% dhe Yfrog kishte 29.3%, por tani po duket që ata duhet të ndryshojnë ose do të kenë një shuarje të ngadalshme.

Një ndikim të fuqishëm ishte kur Twitter lajmëroi që do të bënte hapjen e API-së për shërbimin e vet për shpërndarje të fotografive, duke ua mundësuar zhvilluesve të aplikacioneve që të ndërtojnë aplikacione për t’i vendosur fotografitë me të, duke e lehtësuar punën, se sa të bëhet kalimi në shërbimet për shpërndarje të fotografive. Dhe ajo se ç’mund të ndikonte, lëshimi i shërbimit zyrtar për shpërndarje të fotografive ishte shoqëruar me lëshimin e Twitter Galleries, që ua mundëson përdoruesve që t’i shohin të gjitha fotografitë e cicëruara, duke përfshirë edhe ato nga shërbimet e palës së tretë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama