Twitter-i fushebeteja e Rama-Vucic serisht batuta

Twitter-i fushebeteja e Rama-Vucic, serisht batuta

Vendimi i Gjykatës  së Arbitrazhit Sportiv për t’i dhënë Shqipërisë tre pikë për ndeshjen me Serbinë, ka “përplasur” edhe dy kryeministrat e vendeve Ballkanike . I pari ishte kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç që përmes një postimi në Twitter u shpreh se drejtësia europianë u shndërrua në një padrejtësi botërore.

“Drejtësia europiane për të disatën herë u shndërrua në një padrejtësi botëror.   Vendimi i CAS i turpshëm për drejtësinë, fyerje për gjithë njerëzit normalë”- shkruajti Vuçiç.
Më pas, duke i bërë tag kryeministrit Rama, Vuçi shkruajti:

“Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”.

Pak orë pas këtij reagimi, vjen edhe përgjigjja e kryeminstrit shqiptar, Edi Rama.

“Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkoder, ku je i mirepritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t’i duartrokasim se bashku ata qe do fitojne. @SerbianPM mik i dashur ne Shqiperi do fitoje kush do luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj “Ne do fitojme” se s’ke asgje ne dore:-), shkruan Rama, i cili njësoj si Vuçiç e bën edhe në gjuhën angleze postimin.
Më herët gjatë ditës pasi u konfirmua vendimi i gjykatës në favor të Shqipërisë, kryeministri Rama përshëndeti marrjen e tre pikëve, përmes një mesazhi të shkurtër në Tëitter.

“Super! Ja ç’domethënë drejtësi europiane! Tre pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd”-shkruajti Rama.

U duk sikur raportet mes Vuçiç dhe Ramës u normalizuan sidomos pas vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, por të paktën replikat e ditës së sotme në rrjetet sociale nuk tregojnë këtë gjë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama