Një zhdukje misterioze e një vajze 14-vjeçare në vitin 2003 në Britani ka çuar policinë në rihapjen e hetimeve pas dyshimeve se kjo vajzë është vrarë dhe mishi i trupit të saj është shitur për qebap. Policia pretendon se e njëjta histori është përsëritur dhe për një vajzë tjetër 15-vjeçare e cila u zhduk në vitin 2007 , e deklaruar e vrarë, por trupi i saj nuk u gjet kurrë. Pas hetimeve për njërën prej tyre, 14-vjeçaren Charlene Downes, policia beson se ajo është abuzuar seksualisht nga më shumë se 100 burra dhe se pasi është vrarë trupi i saj është shitur si mish në një dyqan.
Policia ka apeluar përsëri duke kërkuar ndihmën e komunitetit për të zgjidhur çështjen e vrasjes së dy adoleshentëve, që ata besojnë se janë përdorur për seks nga pedofilët në qytetin bregdetar Blackpool përpara se të vriteshin.
Charlene Downes , 14 vjeç , u zhduk në Blackpool më 1 nëntor 2003 dhe besohet se ajo ishte abuzuar nga afro 100 burra dhe trupi i saj që nuk gjet kurrë është copëtuar e përdorur për mish qebapi .
Sot, në 10-vjetorin e zhdukjes së saj , Policia e Lancashire-s njoftoi se ka rinisur hetimet. Agjenti që ka marrë në dorë hetimet shpreson se do të ketë dëshmitë e miqve të dy vajzave që pas kaq vitesh do të vendosin të flasin e të tregojnë se çfarë dinë për fatin e tyre.
Prokurorët në gjyqin e vitit 2007 për rrëmbimin e vajzës tjetër, Paige, kishin arrestuar pronarin e një dyqani mishi dhe një person tjeter te akuzuar dhe te liruar më vonë. Prokurorët e çështjes deklaruan se trupi i saj u copëtua dhe u shit si mish në këtë dyqan. Por Gjykata tha se Charlene ishte një nga vajzat e reja që ishin rrëmbyer në këtë zonë për të kryer marrëdhënie seksuale me burra të moshuar.
Të dy të pandehurit u liruan. Gjatë viteve , policia ka bërë katër arrestime si të dyshuar për vrasjen e Paige por të gjithë janë liruar.