U nenshkrua ne Nikozia te Qipros marreveshja e bashkepunimit te ATSH dhe CNA

gezim1Tirane, 4 Nentor/ATSH/- Zgjerimi i komunikimit me agjencitë partnere ka bërë të mundur që Agjencia Telegrafike Shqiptare të jetë prezent me lajmet e saj jo vetëm në rajon, por edhe në mjaft vende të tjera, si dhe ka krijuar mundësinë që të pasqyrojë më në detaje zhvillimet politike, ekonomike e sociale me vendet përkatëse.

Pas vendosjes së bashkëpunimit muajin e kaluar me dy agjenci me mjaft reputacion për rajonin, agjencinë rumune AGERPRESS dhe agjencinë boshnjake FENA, u nënshkrua në Nicosia të Qirpros marrëveshja afatgjatë e bashkëpunimit midis agjencisë qipriote CNA dhe agjencisë telegrafike shqiptare.

Marrëveshja parashikon shkëmbime të ndërsjellta të lajmeve, fotove dhe video si dhe një pasyqrim më nga afër të realitetetit politik, ekonomik, social - kulturor , të traditave e të tjerë të dy vendeve .

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i përgjithshëm i ATSH-së Gëzim Podgorica iu përgjigj interesimit të gazetarëve të pranishëm, duke theksuar " se ky moment përbën një hap të rëndësishëm në zgjerimin e komunikimit jo vetëm të institucioneve tona mediatike, por më gjërë se kaq. Ne jemi pjesë e një rajoni dhe komunikimi ynë mediatik ka nevojë të jetë më intensiv dhe më konkret. Sot ne identifikuam disa rrugë e mundësi, por jam i bindur që në të ardhmen ato do të jenë më të shumta dhe fluksi i komunikimit do të rritet.

Të dy vendet - vazhdoj ai , kanë një aset të përbashkët, turizmin. Informacionet në këtë fushë, me peshë në ekonomi do të jenë dobiprurëse . Është detyra jonë ta qëmtojmë më së miri këtë informacion, duke e kthyer atë në një mundësi që nxit zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme dhe me mjaft perspektivë.

gezim 2Nga ana e tij, Larkos Larkou kryetar i bordit Ekzekutiv vlerësoi gadishmërinë e palës shqiptare për t'i dhënë një dimension të ri bashkëpunimit institucional, duke vlerësuar se përvojat respektive do të shërbejnë që publiku i të dy vendeve të ketë një informacion më të zgjeruar për Qipron dhe Shqipërinë.

ATSH ka tashmë një rrjet të tërë komunikimi që i kalon kufijtë ballkanikë , dhe për ne është një mundësi e shtuar për opsione të reja bashkëpunimi dhe informacioni. Si institucione me përvojë të identifikuar në fushën e medias, CNA dhe ATSH do të kenë mundësi jo vetëm të shkëmbejnë përvojat respektive, por edhe me informacionet që pasqyrojnë, do të krijojnë një dritare të re për mediat në vendet përkatëse.

Shtypi qipriot pasqyroi gjerësisht nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe vizitën e delegacionit të ATSH-së në Qipro.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama