Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi kanë marrë forcërisht dhe kanë lidhur një 17-vjeçar. Forcat e policisë kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Mirenc Bibo, 24-vjeçarin Bruno Rapushi dhe 25-vjeçarin Andi Turku, të tre banues në Fier. Sipas policisë, në një nga ambientet e fabrikës së përpunimit të këpucëve, ata kanë marë forcërisht dhe e kanë lidhur shtetasin K.M 17 vjeç.
Sipas policise, tre te arrestuarit e kane rrahur dhe e kane filmuar të riun me inicialet K.M. Ngjarja është denoncuar nga disa persona që kanë dëshmuar dhunën e të rinjve. Mendohet se tre të rinjtë e lidhën forcërisht adoleshentin dhe më pas e rrahën dhe e filmuan sepse ai u kishte ngacmuar shoqen e tyre në Facebook.