Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka urdhëruar që të shkrihet task- forca e ngritur nga Policia Rrugore për të kapur shkelësit e semaforit. Policë me makina civile patrullonin, kryesisht në Unazën e Re, dhe kush kalonte semaforin me të kuqe, e kapnin dhe e gjobisnin. Megjithatë, në veshjet e tyre ishte shkruar në fillim “taks force”, çka solli shumë humor në rrjetet sociale. Në fakt pati kritika për punën e tyre.