U shtir e semure por ishte ne Facebook pushohet
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Ajo kishte munguar ne pune, duke thene se ishte e semure nga migrena, por punedhenesi ka zbuluar se gruaja navigonte ne Facebook dhe e ka pushuar nga puna. “Kush eshte ne gjendje te qendroje ne Facebook, mund edhe te punoje”, ka qene motivi. Ngjarja ka ndodhur nentorin e kaluar, por eshte bere publike keto dite nga gazeta zvicerane «20 Minuten» ne versionin online.
Vajza kishte thene se per shkak te dhimbjeve te forta te kokes nuk mund te qendronte perpara kompjuterit dhe kishte nevoje te rrinte ne erresire. Por dikush nga punonjesit e tjere e ka pare ne Faceebook dhe nje jave me pas ajo eshte njoftuar se duhej te largohej nga puna. “Nationale Suisse”, nderkaq ka hedhur poshte akuzen e spiunazhit.
Kompania pergjonte punonjesit, ndersa u kishte bere atyre nje kerkese false miqesie nga nje person qe nuk ekzistonte vertete. Drejtuesit e kompanise kane thene se aktiviteti i punonjeses ndersa nuk ndodhej ne pune, eshte zbuluar rastesisht nga nje koleg. Hyrja ne rrjetin social u bllokua nga firma per punonjesit e saj.
Gruaja qe nuk mund te kthehet me ne punen e meparshme, eshte mjaftuar duke thene: Facebook per mua ka vdekur.
Top-Channel