Kjo i ka ndodhur një mësueseje në një shkollë fillore angleze. Gjatë një diskutimi me fëmijët, ajo u ka thënë atyre se dhuratat që i gjejnë poshtë pemës nuk janë sjellë nga babagjyshi, pasi ky personazh nuk ekziston. Nxënësit, të tronditur nga deklarata ua kanë thënë këtë prindërve të tyre. pas kësaj, kanë qenë prindërit që janë ankuar tek drejtoresha e shkollës. Mësuesja u thirr me urgjencë në drejtori dhe më pas iu komunikua vendimi për pushim nga puna. Ndërkohë që puna me fëmijët u zgjidh shpejt e shpejt. Një mësues tjetër u tha atyre që mësuesja e parë ishte gabuar, kurseprindërve iu shkrua një letër ndjese, firmmosur nga vetë drejtoresha e shkollës. Vetëm kështu, shumë fëmijë nisën të shkruanin letra e tyre me kërkesa drejtuar plakut të Vitit të Ri.