U vidhet kanabisi qe kultivonin ne shtepi telefonojne policine

U vidhet kanabisi qe kultivonin ne shtepi, telefonojne policine
Një çift britanik janë etiketuar menjëherë si “çifti më budalla” në Britaninë e Madhe pas telefonatës së tyre në polici për të njoftuar për vjedhjen e bimëve të tyre narkotike, që kapnin vlerën e 10 mijë sterlinave. Autoritetet thanë se Colin Roberts dhe Mandy Coghla i kishin kontaktuar ata pasi kishin zbuluar se dhjetra bimë kanabis që kultivonin në shtëpi, i kishin vjedhur. Megjithatë, në momentin që policia ka tentuar arrestimin e tyre nën akuzën për prodhim të kanabisit, çifti kanë kërcënuar me një pistoletë forcat e policisë. Pavarësisht se ata pranuan më vonë se droga e tyre nuk ishte mbjellur për qëllime përfitime, Colin Roberts duhet të kryejë 240 orë punë të papaguar, dhe Coghla duhet të punojë me shërbimin kundër alkolit dhe drogës për 12 sezone.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama