Klubi i Skënderbeut është dënuar nga UEFA pas akuzave të ngritura për trukimin e ndeshjeve.
Burime të "Panorama Sport" pranë klubit të Skënderbeut bëjnë të ditur se dënimi është me 1 vit mospjesëmarrje në kupat e Europës dhe 100 mijë euro gjobë.
Për këtë vendim të UEFA-s janë kontaktuar edhe drejtuesit e Skënderbeut, por nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare për masat e marra nga 'qeveria e futbollit Europian'.
Nëse vendimi i UEFA-s qëndron në fuqi edhe pas apelimit nga klubi korçar deri më datën 20 qershor, atëherë Partizanit merr pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Tirana kap zonën e Ligës së Europës.