Ndeshja mes Kukësit dhe Austrias e Vjenës do të luhet me praninë e tifozëve. UEFA miratoi kërkesën e klubit për faljen e dënimit të marrë që në sezonin e kaluar në ndeshjen me Legia Varshavën.
Lajmin e konfirmon edhe zëdhënësi i klubit verilindor Jonuz Hallaci, i cili në një postim në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", thotë se Kukësi do të luajë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës me praninë e tifozëve në "Elbasan Arena".