UEFA gjobe Kroacise per incidentet me Çekine ja ndryshimi me Rusine

UEFA gjobë Kroacisë për incidentet me Çekinë, ja ndryshimi me Rusinë

UEFA ka publikuar këtë të hënë masën disiplinore që mori ndaj ekipit kroat pas incidenteve të ndodhura pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Çekisë.

13493397_1200360099983321_1455378125_o

Ndryshe nga Rusia, këtë herë për Kroacinë nuk ka paralajmërim për përjashtim nga "Euro 2016", por Komisioni i Disiplinës ka vendosur që Federata Kroate e Futbollit të dënohet me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Kësaj mase i është shtuar edhe ndalimi i shitjes së biletave nga ana FKF-së për disa tifozë specifik të cilët bëjnë pjesë edhe në grupin e huliganëve Kroat deri në fund të "Euro 2016"-ës.

Kjo masë disiplinore erdhi si pasojë e incidenteve të ndodhura në stadiumin "Saint Etienne", ku në përballjen kundër Republikës Çeke tifozët e Kroacisë hodhën tymuese dhe sende në fushë.

Vendimi i UEFA-s vjen një ditë para se kroatët të luajnë ndaj Spanjës më datë 21 qershor në stadiumin "Stade de Bordeaux".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama