Tifozët shqiptarë në Francë vijojnë të jenë në fokus të mediave ndërkombëtare, përfshirë edhe UEFA-n për sjelljen e tyre dhe mbështetjen e zjarrtë ndaj Kombëtares.
Në një koment të fundit të publikuar nga UEFA thuhet se mes shqiptarëve dhe rumunëve në rrugët e Francës nuk janë shënuar incidente, madje disa prej tyre kanë pozuar edhe së bashku.
"Reporterët e televizionit rumun "Pro TV" bërën këtë foto në qendër të Lionit. Tifozë Rumun dhe Shqiptar duke mbështetur së bashku skuadrat e tyre përpara një ndeshjeje shumë të rëndësishme për kombëtaret e tyre",-shkruan faqja zyrtare e UEFA-s në internet.
Ndërkaq, entuziazmin e kuqezinjve në rrugët e Francës duket se nuk e favorizojnë kushtet e motit. "Vetëm 4 orë përpara fillimit të ndeshjes Rumani-Shqipëri ka filluar të bjerë shi në Lion. Moti është i ftohtë dhe me erë. Nëse vazhdon kështu, a do të ndikojë në mënyrën se si do të luajnë skuadrat?",-thotë UEFA.