UEFA kalon Partizanin ne Champions pas denimit te Skenderbeut

UEFA kalon Partizanin në Champions pas dënimit të Skënderbeut

UPDATE/ UEFA ka vendosur që të kalojë Partizanin në Ligën e Kampioneve pas dënimit të Skënderbeut.

partizani perlotet

Të kuqtë e kanë mësuar vendimin e UEFA-s në Sllovaki, ku gjendeshin për të zhvilluar ndeshjen me Slovan Bratislavën, të vlefshme për takimin e kthimit të turit të parë në Ligën e Europës dhe tani duhet të përgatiten për të luajtur kundër Ferencvarosh të Hungarisë në turneun më të rëndësishëm për klube.

Ndeshja e parë pritet të luhet në Shqipëri për të kuqtë më 12/13 korrik dhe takimi i kthimit do të zhvillohet në datat 19/20 korrik.

13595923_10210393197166715_355108334_n

Ja njoftimi i plotë që UEFA publikoi në faqen e vet në internet:

Partizani zëvendëson Skënderbeun në Ligën e Kampioneve

Nënkampionia e Shqipërisë, Partizani, do të zëvendësojë Skënderbeun në Ligën e Kampioneve 2016-2017, që do të thotë se Slovan Bratislava kalon direkt në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës.

Në vijim të mbajtjes në fuqi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) të vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA-s për të deklaruar Skënderbeun të papërshtatshëm për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve 2016-2017, Paneli i Emergjencave në UEFA u mblodh sot dhe vendosi që Skënderbeu të zëvendësohet në turne nga KF Partizani, nënkampion në Kampionatin shqiptar 2015-2016.

Si rrjedhojë, ndeshja e kthimit të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës 2016-2017 mes Partizanit dhe Slovan Bratislavës do të cilësohet si një ndeshje miqësore, gjithmonë nëse të dy klubet nuk bien dakord ta anulojnë dhe Slovan do të kalojë direkt në turin e dytë të Ligës së Europës, pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshje të kthimit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama