Portugalia, Hungaria dhe Belgjika mund të përballen me sanksione nga ana e qeverisë së futbollit europian. UEFA lajmëroi ditën e sotme se janë hapur procese disiplinore kundër 3 federatave: asaj të Portugalisë, Hungarisë dhe Belgjikës, për shkak të sjelljes jo korrekte të tifozëve në stadiume.
Proceset disiplinore në "Euro 2016" kanë qenë të shumta. Rusia është dënuar nga UEFA pas ndeshjes me Anglinë. Ndërkohë, janë duke u zhvilluar procese kundër Kroacisë dhe Turqisë.
Në datën 21 qershor, edhe Shqipëria pret vendimin e UEFA-së për banderolën në mbështetje të Çamërisë që u hap gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër si dhe fishekzjarrit të ndezur nga mbështetësit e saj.