UEFA shpall finalistet per Lojtarin me te mire ne Europe

UEFA shpall finalistët për Lojtarin më të mirë në Europë

UEFA ka bërë publike sot listën e 10 futbollistëve të cilët do të garojnë për çmimin e përvitshëm "Lojtari më i mirë në Europë".

2275365_w2

Gazetarë nga 55 vendet anëtare të UEFA-s kanë dhënë secili preferencat për 5 lojtarë, duke u caktuar me radhë nga 5 deri në 1 pikë secilit. 10 futbollistët e publikuar sot nga UEFA, do të kalojnë në raundin e dytë të votimeve, nga ku do të dalë emri i tre finalistëve që do të shpallen me 5 gusht.

Më pas, juria e gazetarëve do të votojë për fituesin në sallë, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve më 25 gusht në Monako.

pepe

10 kandidatët e mbetur në garë

Garet Beil (Real Madrid dhe Uells), Xhianluixhi Bufon (Juventus dhe Itali), Antuan Grizman (Atletiko Madrid dhe Francë), Toni Kros (Real Madrid dhe Gjermani), Lionel Mesi (Barcelona dhe Argjentinë), Tomas Myler (Bajern Mynih dhe Gjermani), Manuel Nojer (Bajern Mynih dhe Gjermani), Pepe (Real Madrid dhe Portugali), Kristiano Ronaldo (Real Madrid dhe Portugali), Luis Suarez (Barcelona dhe Uruguai).

Ndërkaq, ishin 27 lojtarë të tjerë të cilët nuk kishin arritur të siguronin një vend mes 10 më të votuarve nga gazetarët. Lojtarët që kanë humbur mundësinë për pak vota për të qenë mes emrave kryesorë ishin dyshja e Leisterit, Mahrez dhe Vardi.

_89865781_willll

Ndërkohë, binte në sy njëkohësisht se sulmuesi i Uiganit dhe Irlandës së Veriut, Uill Grig, kishte marrë po aq pikë sa Xhiorxhio Kielini, Diego Godin, Hugo Loris dhe Pol Pogba, duke ndarë me ta vendin e 25, vetëm falë korit që u kthye në kolonën zanore të Euro 2016.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama