Qendërmbrojtësi i Portugalisë, Pepe, është shpallur lojtari i ndeshjes nga UEFA.
"Qeveria" e futbollit europian zgjodhi Pepen si futbollistin e ndeshjes, paçka se golin e vetëm në finale mes Portugalisë dhe Francës e shënoi Eder në minutën e 107´ të pjesës së dytë të kohës shtesë.
Luzitanët u shpallën kampionët e rinj të Europës pasi mundën në finale Francën me rezultatin 1-0.