Elseid Hysaj merr vlerësime për paraqitjen e treguar me Kombëtaren edhe nga UEFA.
"Qeveria" e futbollit europian ka publikuar një foto në profilin e saj në rrjetin social "Twitter", duke e përshkruar Hysajn me këto tre cilësi: Klas, dinamik dhe inteligjent.
Edhe pse në një moshë të re, Hysaj mbetet njëri nga futbollistët më të vlerësuar të Kombëtares. Ai vjen nga një sezon i suksesshëm me skuadrën e tij të Napolit në Serinë A (vendin i dytë në klasifikim dhe pjesëmarrje në Champions).
Mbrojtësi ka bërë paraqitje pozitive edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares dhe ndaj përballjes me Zvicrën, De Biazi i besoi shiritin e kapitenit, pas daljes me karton të kuq të Lorik Canës në minutën e 36' të pjesës së parë. Vlerësime ndaj tij kanë ardhur edhe nga futbollistë të Kombëtares si Abrashi dhe Lenjani.