Viktor Kasai është emri i arbitrit i cili do të mbajë ndeshjen midis Francës dhe Rumanisë. UEFA publikoi mbrëmjen e së martës emrin e hungarezit si arbitri kryesor në ndeshjen e parë të "Euro 2016".
Kulmi i karrierës së Kasait ka qenë arbitrimi i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2011, ku përballej Mançester Junajti me Barcelonën.
40-vjeçari do të ketë asistent kryesor Gyorgi Ring dhe Vancel Toth, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Bjorn Kuipers. Kombëtarja Shqiptare luan vetëm një ditë pas Francës ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin A.