UEFA zhgenjen Tiranen bardheblute me larg Europes

UEFA zhgënjen Tiranën, bardheblutë më larg Europës

Qëndrimi i UEFA-s për të pezulluar efektet e vendimit te Komisionit te Apelit për dënimin e marrë ndaj Skënderbeut, duke e lejuar klubin të jetë pjesë e shortit të Ligës së Kampionëve që do të hidhet më datë 20 qershor, duket se ka zhgënjyer dy skuadrat e Superligës shqiptare, Partizanin dhe Tiranën.

13435313_1714220722167376_4901258433020649943_n

Pas vendimit të mëparshëm të UEFA që pezullonte me 1 vit kampionët e Shqipërisë nga kupat e Europës me akuzat e ngritura për trukim ndeshjes, Partizani dhe Tirana nisën përgatitjet, paçka se Skënderbeu e kishte paralajmëruar ankimimin e UEFA-s në CAS.

Pezullimi i Skënderbeut mundësonte që Tirana të merrte pjesë në Ligën e Europës pas një sezoni thuajse të dështuar në kampionat, ndërsa Partizani siguroi më parë Ligën e Europës dhe dënimi i mundshëm i Skënderbeut i ngjiste në Champions.

Bardheblutë duken më të prekur nga kjo "tërheqje" e UEFA-s, pasi kishin nisur dje zyrtarisht përgatitjet për Europën.

Ndërsa edhe skuadra e Partizanit ka vazhduar gjatë ditës së djeshme përgatitjet për ndeshjet e Kupave të Europës nën drejtimin e stafit teknik që drejtohet momentalisht nga Klevis Dalipi.

Skuadra e grumbulluar në Itali është nën një kujdes të rreptë mjekësor nga doktorët italianë, të cilët u janë bashkëngjitur të kuqve. Këta të fundit edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar vizitat me disa prej lojtarëve, siç është Ibrahimi, Ramadani dhe Atanda, të cilët janë bashkuar më vonë me skuadrën.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama