UFO e verteta e arkivave britanike

UFO, e vërteta e arkivave britanike
Në total që të 160-ta dosjet që përmban arkivi do të vihen në dispozicion të publikut përmes sitit zyrtar të Arkivave Kombëtare gjatë 3-4 viteve të ardhshme. Njëra nga tetë dosjet e para, një prej të cilave përmban 450 faqe, mund të lexohet nga të gjithë në këtë sit që të mërkurën e kësaj jave.

Dosjet, të cilat i përkasin fillimit të viteve tetëdhjetë janë mjaft të komplikuara, kështu që Arkivat e Shtetit kanë vënë në dispozicion një guidë ndihmëse të përgatitur nga Dr. Deivid Klark, ekspert i historikut të ufo-ve. Dhe për këdo, për të cilin as kjo ndihmë nuk mjafton, të gjithë të pasionuarit mund të blejnë një material video të punuar nga Nik Pop, një nëpunës civil që ka punuar gjatë në Ministrinë e Mbrojtjes britanike në këtë sektor. Dhe çfarë fshehin këto arkiva? Një prej raporteve me ngjyra më të ndezura të dokumentacionit mban datën 1985 dhe i përket dikujt që pohon se ka qenë në kontakt me alienët që në moshën 7-vjeçare. Pretendon se ka vizituar bazat e alienëve në dy qytete të Anglisë dhe se ka parë me sytë e vet një mjet fluturues të rrëzuar në një qytet të tretë. "Pashë me sytë e mi se si pjesa e përparme e mjetit preku sipërfaqen e ujit dhe se si më pas u zhduk i tëri si të qe një qenie e padukshme", shkruan.

Pas kësaj, përpiqet të krijojë mundësitë për një takim mes alienit të quajtur Algar dhe qeverisë britanike, por vazhdon duke rrëfyer se Algari qe vrarë nga alienët e tjerë përpara se takimi të kryhej. Një tjetër rrëfim mjaft i ngjyrosur i përket një peshkatari 77-vjeçar. Në orët e para të mëngjesit të 12 gushtit 1983, tregon se ka takuar qeniet që udhëtonin mbi një pjatë fluturuese. Qenë pak më të gjatë se një metër, qenë veshur me kostume jeshile dhe në kokë mbanin helmeta me xhama të zinj përpara. Pasi e shëtitën nëpër mjetin fluturues i thanë: "Mund të largohesh. Je shumë i moshuar për të shërbyer për ndonjë qëllim". Rrëfenja e peshkatarit mund të lexohet në faqen 67.

Më i besueshëm është raporti i vitit 1985, i bërë nga stafi i një helikopteri të tipit "RAF Sea King". Në raport lexohet se në E lodhur tashmë nga hamendësimet dhe spekulimet e pafundme për UFO-t, nga teoricienët e konspiracioneve dhe gazetarët që nuk i ndaheshin për vite, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe vendosi t‘i hapë të gjitha dosjet që zotëron mbi këtë subjekt për publikun e gjerë Hapen dosjet e UFO-ve monitor kishin parë dy objekte që udhëtonin me shpejtësi rreth 5 mijë kilometra në orë. Kushdo mund ta lexojë gjerë e gjatë rrëfimin në faqen 39.
Një pjesë e mirë e kontakteve vizive me objekte të panjohura janë raportuar nga forcat e policisë. Një çerek ore pas mesnatës së ditës së Krishtlindjeve të vitit 1985, një grup prej tre policësh ishte gjetur i papërgatitur përpara një drite të bardhë në zonën Horsell.
Në faqen 233 mund të gjendet një tjetër rrëfim i bërë nga disa policë më 26 prill të vitit 2004. Tregimi është pasuruar edhe me vizatime dhe skica të asaj që kishin parë atë natë.

Vatikani: Zoti nuk bie ndesh me alienët

Për numrin një të astronomëve të Vatikanit nuk ka asnjë konflikt mes besimit në Zot dhe mundësisë së pranisë së "vëllezërve jashtëtokësorë", ndoshta edhe më të përparuar se njerëzit.
"Për mendim tim ekziston jetë në planetë të tjerë", tha imzot Hose Gabriel Funes, një jezuit 45-vjeçar që kryeson Observatrin e Vatikanit, por njëherësh shërben edhe si këshilltar shkencor i Papa Benediktit. "Si mund të përjashtojmë idenë se jeta mund të jetë zhvilluar edhe diku tjetër", tha të martën gjatë një interviste për gazetën e Vatikanit "L‘Osservatore Romano", duke shpjeguar se numri i madh i galaktikave e bënte shumë të mundshme diçka të tillë. Pyetjes nëse qenë të ngjashëm me njeriun apo më të zhvilluar, iu përgjigj: "Sigurisht, në një univers kaq të stërmadh, kjo hipotezë nuk mund të përjashtohet". Në intervistën me titull "Jashtëtokësori është vëllai im", ai shtoi se nuk ka kurrfarë konflikti mes besimit në Zot dhe pranisë së krijesave jashtëtokësore. "Ashtu siç vërejmë shumëllojshmëri krijesash mbi Tokë, mund të gjenden edhe qenie të tjera, mbase edhe inteligjente, të krijuara gjithashtu nga Zoti.

Kjo shkon ndesh me besimin tonë, pasi nuk mund t‘i vendosim limite lirisë krijuese të Zotit", tha ai, për të shtuar: "Përse të mos flasim për vëllezër jashtëtokësorë? Edhe kjo do të qe pjesë e krijimit". Funes, i cili drejton një observator me degë në Romë dhe në Arizonë, foli edhe për mundësinë që raca njerëzore të jetë "delja e humbur" e universit: "Ndoshta diku larg ekzistojnë qenie të tjera, në marrëdhënie të shkëlqyera dhe të drejtpërdrejta me krijuesin". "Big Bengu"? Të krishterët shpesh nuk kanë qenë dakord me shkencëtarët lidhur me faktin nëse Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë, ndërkohë që çështje si kreacionizmi e Selia e Shenjtë Vatikani: Zoti nuk bie ndesh me alienët darvinizmi kanë shkaktuar debate të nxehta. Inkuizicioni e dënoi Galileon në shekullin XVII pasi tha se toka rrotullohej rreth diellit. Kisha katolike nuk e rehabilitoi deri në vitin 1992. Funes tha se dialogu mes besimit fetar dhe shkencës mund të shkojë përpara nëse shkencëtarët mësojnë më shumë rreth Biblës dhe kisha i vëren më nga afër progreset shkencore. Funes, me origjinë argjentinase, u shpreh se si astronom beson që shpjegimi më i mundshëm për zanafillën e universit është "Big Bengu". Por edhe në këtë rast tha se qëndrimi nuk shkonte ndesh me besimin në Zot: "Zoti është Krijuesi. Krijimi ka një arsye. Ne nuk jemi pjella të rastësisë...". "Si astronom vazhdoj të besoj se Zoti është krijuesi i universit dhe se nuk jemi produkt i një ngjarjeje të rastësishme, por bij të një ati të mirë, i cili ka për ne një projekt ku dominon dashuria".

Një ditë mund të zbulohet jetë aliene

Astronautët, të cilët u kthyen së fundmi nga një udhëtim në hapësirë, thanë të hënën se ekzistenca e qenieve jashtëtokësore është e mundshme. "Jetë si e jona mund të ekzistojë edhe diku tjetër nëpër univers", u tha reporterëve astronauti Takao Doi, i cili prej pak ditësh është kthyer nga një mision 16- ditor në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Doi dhe kolegët e tij thanë se nuk kishin parë me sytë e tyre asgjë që ta vërtetonte këtë tezë, por duke iu referuar përmasave të sistemeve galaktike, një gjë e tillë është më se mundshme. Maik Foreman, një prej specialistëve të misionit tha: "Po t‘i shtyjmë kufijtë tanë shumë më larg nga ç‘janë tani, jam i sigurt që do t‘i hasim". Në dhjetor të vitit të shkuar, Nobutaka Maçimura, sekretari i Përgjithshëm i kabinetit qeveritar japonez, tha se qe tërësisht i bindur që ufo-t ekzistojnë dhe se diku larg jetojnë alienë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama