UFO-te e nisur drejt tokes Nasa fsheh te dhenat

UFO-te e nisur drejt tokes, Nasa fsheh te dhenat
Tre disqe gjigande UFO-sh janë drejtuar drejt tokës. Është ky lajmi që ka publikuar në një reportazh gazeta “Pravda” ku sipas saj tre disqe, më i madhi prej tyre më gjërësi 242 km i shoqëruar nga dy anije të vogla, janë identifikuar pas orbitës së Plutonit. Akoma më e pabesueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës “Pravda”, është se anijet e Alien-eve jane identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë.

Ndërkohë, NASA, hesht!

Të vetmit që kanë ngritur zërin janë kinezët, të cilat kanë akuzuar amerikanët për mbulim dhe fshehje faktesh persa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë. Gazeta e famshme “Pravda”, arsyeton reportazhin e saj, duke e lidhur ate me “burime të mirë informuar dhe të sigurt, nga programi jo-fitimprures, i njohur ndërkombetarisht Hulumtim mbi Ekzistencen e Jetes Jashtetokesore; SETI (Search forExtraterrestrial Intelligence)”, duke shtuar se tre anijet do të diktohen dhe do të shihen nga teleskopet optike kur t’i afrohen planetit Mars!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama