Ndërsa në vitin 2050 popullsi e 60-vjeçarëve do të jetë më e madhe se ajo e nën 15-vjeçarëve. Në 10 vite parashikohet që numri i personave të moshuar të kalojë 1 miliard. Ndërsa sipas një analize të “Global Age Wath”, populli më jetëgjatë në Ballkan janë shqiptarët, ndërsa më jetëshkurtër rezultojnë serbët. Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është 76,4 vjet, kurse në Serbi është 74 vjet. Gratë në Shqipëri jetojnë më gjatë se meshkujt dhe po kështu është thuajse në të gjitha vendet e rajonit. Kroatët radhitën pas shqiptarëve, me 75,7 vjet, vijojnë boshnjakët, malazezët dhe qytetarët e Maqedonisë me jetëgjatësi mesatare prej 74,2 vjet. Vendi që ka jetëgjatësinë më të lartë në botë është Japonia.
Pas saj vijnë Kina, Australia dhe Franca. Kurse vendet me jetëshkurtër janë Gambia, Senegali dhe Sierra Leone. Sipas “Global Age Wath”, Shqipëria është në vendin e 46 nga 195 vende që janë marrë në konsideratë, sa i takon jetëgjatësisë. Pritshmëria e një të sapolinduri në Shqipëri është që të jetojë 77 vjet. Sa i takon popullsisë mbi 60, thuhet se ka 13.7% ndërsa në vitin 2050 parashikohet 33.8%.