Lista e jonë e 50 karrierave më të leverdisshme i përgjigjet këtyre pyetjeve. Ne kemi theksuar dhjetëra mundësi profesione,karriera që ju mund të dëshironi të merrni në konsideratë. Bazuar në parashikimet e rritjes së punës, të dhënat e pagave, dhe faktorë të tjerë si kënaqësia gjatë punës, këto profesione gjejnë vend në një shumëllojshmëri të industrive, kështu që ju mund të gjeni pozicionin e duhur për ju pavarësisht interesave tuaj.
Çfarë ka të re në listë këtë vit? Disa nga zgjedhjet tona janë reflektuar kohëve të fundit në ekonomi, ndërsa të tjerët janë prej një kohe të gjatë. Me një brez që i kushton shumë rëndësi vetes, rinisë dhe i “zgjat kohën” plakjes, kujdesi shëndetësor vazhdon shfaqet fuqishëm . Të gjitha punët e kujdesit shëndetësor në listën e vitit të kaluar janë përsëri këtë vit, plus dy vende të reja: terapist masazhi dhe trajner atletike. Ndërsa në fushën e trajnimit atletik nuk ofrohen pozicione si kujdesi për pleqtë pleqsh apo higjiena orale, ai ofron gati të gjitha profesionet e tjera shëndetësore, për këtë punë që pritet të jetë në rritje.
Pozicionet teknologjike edhe llogaritarët përbëjnë një pjesë të mirë të atyre që kemi zgjedhur në top listën tonë. Specialist kompjuterësh pritet ti bashkohet radhës së këtij viti me numrin e lartë të punësimit që ka. Administratorë arsimi renditet në krye veçanërisht për nivelin e kënaqësisë së punës që ofron. Në kategorinë e biznesit, ne kemi shtuar menaxher shitjes, një profesion që është duke bërë një rikthim së bashku me ekonominë.
Në listën e punëve kreative dhe profesioneve të shërbimit si sistemit të ngrohjes, ajrit të kondicionuar, dhe teknik ftohje janë të reja këtë vit, kryesisht për shkak se pritet të ketë kërkesa të larta për këtë punë. Interpreti apo përkthyesi gjithashtu është një profesion gjithnjë e më shumë po i rriten kërkesat për shkak të globalizimit.
Për të bërë listën e këtij viti, US News ka marrë në konsideratë punët më të mira nga Departamenti i Punës, nga vlerësimet e vitit 2008 deri në vitin 2018 janë marrë të dhënat më të fundit të disponueshme. Ne kemi vënë më poshtë ata profesione që pritet ti shtohen tregut të punës në një normë mbi nivelin mesatar gjatë dekadës së ardhshme, si dhe ata që ofrojnë të ardhura mesatare mbi mesataren. Menaxher shitjesh ka pagën më të lartë mesatare vjetore në listën tonë, gati 97000 $.Inxhinier Komputeri software, asistent mjeku, meteorolog dhe administrator i edukimit të gjitha kanë paga mesatare rreth 80.000 $.
Ne kemi konsideruar gjithashtu, kur është e mundur, të dhëna mbi kënaqësinë e punës, qarkullimin që ka në treg, dhe daljet e pashmangshme në pension, dhe punë që mund të kenë përhapje vetëm pak mbi mesataren. Ne biseduam në lidhje me këtë dhe me ekspertët e industrisë, si dhe, mblodhëm dëshmi për mundësitë e punësimit dhe kënaqësinë e punës. Përjashtuam nga mundësitë për karrierë ato vende që nuk kanë një numër të rëndësishëm statistikor të pozitave të tyre dhe për këtë arsye ofrojnë mundësi për një numër të kufizuar punëtorësh.
Shumica e punëve që ishin të prerë nga lista e këtij viti treguan një normë më të lartë se mesatarja e papunësisë ose numra të dobët të punësimit gjatë tremujorëve të fundit. Nga kategoria krijuese dhe punëve të shërbimit, drejtor funeral, hidraulik, instalues të sistemit të sigurisë, e lulishtar. Në biznes, kemi ulur analistë dhe hulumtues të tregut, oficerin e kredisë, dhe vlerësues kostosh.
Sigurisht, nuk ka një punë që është e mirë për të gjithë, dhe secili ka idetë e veta për atë që e bën një punë të madhe. "Ju duhet t’ju pëlqejë ajo që jeni duke bërë, ose ju nuk do të jeni të suksesshëm në të," -thotë Emily Bennington, e cili ndihmon të diplomuarit e kolegjit të cilët janë në tranzicion për karrierën e tyre përmes kompanisë së saj, Studio Professional365. Në të njëjtën kohë, "në qoftë se ju nuk jeni duke u paguar për të bërë atë, ju nuk do ta dashuroni dhe për shumë kohë."
Cilësitë që e bëjnë një punë të dëshirueshme mund të ndryshojnë nga koha dhe nga rrethanat. Tom Smith, drejtori i Sondazhit Social të Përgjithshëm, i kryer nga Qendra Opinione Kombëtare të Kërkimit në Universitetin e Çikagos, pret i vendosur që të dhënat e tij të ardhshme të kënaqësisë ndaj punës të tregojnë vlera të stabilitetit të punëtorëve në vendet e punës më shumë se para recesionit. "Profesionet që kanë stabilitet më të madh të punës ndoshta janë përmirësuar në vlerësimin e publikut,"thotë ai.
Edhe pse ka oferta për punëdhënie, shanset mund të duken të frikshme për punë kërkuesit. Në një ekonomi luftuese me një normë e papunësisë 9,6 për qind, konkurrenca është e ashpër edhe për disa punë që përbëjnë listën tonë. Për çdo hapje të vendeve të punës në shtator, kanë qenë rreth pesë njerëz të papunë, sipas Departamentit të Punës. “ Kemi ende një treg shumë të vështirë të punës," thotë Steve Hipple, një ekonomist në Departamentin e Punës. Gjatë tre viteve të para të recesionit, norma mesatare e personave të papunësuar ka qenë 1.7 persona për çdo hapje të vendeve të punës.
Nëse ju jeni hequr nga puna, kërkoni punë ose e keni marrë me sy të keq punën tuaj aktuale, ju do të mund të gjeni një profesion në listën tonë që ju përgjigjet.
• Këshilltar financiar
• Analist financiar
• Logistician
• Projektues takimesh
• Specialist i marrëdhënieve me publikun
• Menaxher shitjesh
• Specialist trajnimi
• Klerik
•Aktor
Punë krijuese dhe të shërbimit:
• Pilot komercial
• Kurator
• Editor filmash dhe videosh
• Menaxher
• Teknik kondicionimi të ajrit (Ngrohje, Ftohje)
• Përkthyes dhe interpret
• Artist multimedial
• Teknik shkrimi
Profesione të shëndetësisë:
• Trajner atletik
• Higjenist dentar
• Teknik laboratori
• Terapist masazhi
• Terapist në punë
• Optometrist
• Asistent Mjek
• Terapist fizik
• Asistent terapist fizik
• Teknolog radiologjist
• Infermiere e regjistruar
• Psikolog shkolle
• Veteriner
Shërbime sociale:
• Gazetar gjykate
• Administratori arsimi
• Specialist Menaxhimit të Emergjencave
• Zjarrfikës
• Terapist martesash dhe familjesh
• Ndërmjetësues
• Punonjës social dhe mjekësor të shëndetit publik
• Mësues dhe specialist edukimi
• Projektues urban
Profesione Teknologjike:
• Inxhinier biomedikal
• Inxhinier civil
• Inxhinier kompiuteri software
• Specialist kompiuterash
• Analist sistemesh kompjuterike
• Teknik e Inxhinier mjedisi
• Teknik e Mjedisit shkencë
• Hidrologjist
• Meteorolog
• Arkitekt networku