Udherrefyes per martese te lumtur

Udherrefyes per martese te lumtur
Afërsinë mund ta arrini në shumë mënyra, meqë ajo i kontribuon fatit dhe lumturisë në jetë .Gjithçka tregon se nuk ka martesë ideale, por formula për një marrëdhënie harmonike është e thjeshtë dhe e realizueshme. Prekja fizike është e domosdoshme për të mbijetuar. Për të mbijetuar brenda ditës keni nevojë për katër përqafime, tetë për t’u mbajtur dhe dymbëdhjetë për të përparuar.  Nevoja për afërsinë është e nevojshme për secilin prej nesh. Afërsinë mund ta arrini në shumë mënyra, por ajo e cila i kontribuon fatit dhe lumturisë në jetë është afërsia, të cilën e  krijoni me partnerin dhe fëmijët.

Shprehia me lumturinë

Lumturia është një ndjenjë e përjetshme se jeta është e bukur dhe e paramenduar ashtu. Kjo nuk do të thotë se gjithçka duhet të jetë ideale, ngase nuk ekzistojnë njerëz me probleme, por përshtypja e përgjithshme për jetën dhe përditshmërinë është pozitive. “Njerëzit e lumtur kanë marrëdhënie më të mira me të tjerët, më lehtë i zgjidhin problemet, janë më efikas dhe kreativë”, thonë psikologët, duke shtuar se nuk është e domosdoshme që në jetë të jemi gjithmonë të lumtur.

Për ta kuptuar se çfarë është lumturia duhet të ekzistojë ekuilibri në mes të gjërave negative dhe pozitive (më tepër pozitive), ngase edhe gjërat negative ju shtyjnë të përparoni.  Sipas disa hulumtimeve, 50 % e lumturisë varet nga gjenet, pra më të lumtur janë ata njerëz që prindërit e tyre po ashtu kanë qenë të lumtur. Pjesa tjetër, prej 40 %, është në duart tuaja, përderisa 10 përqindëshi tjetër varet nga rrethi.

Mirëpo, sipas psikologëve, çdo përvojë e re ‘ndryshon  gjenetikën’. Martesa është njëra ndër burimet kryesore të kënaqësisë jetësore. Atë që duhet shmangur në jetë është shprehia në lumturi. Shumica nuk i dallojnë gjërat e mira që i kanë në jetë, ngase i marrin të gatshme. Prandaj është e domosdoshme që çdo ditë t’i përkujtoni partnerit për çfarë i jeni mirënjohës. Psikologët theksojnë se formula për një marrëdhënie në harmoni është e thjeshtë dhe e realizueshme

Çdo mëngjes njëri-tjetrit tregojani planet (sot do të...), në mbrëmje  bisedoni rreth asaj se si keni kaluar ditën (sot unë...), çdo ditë së paku përqafohuni apo puthuni pesë minuta, çdo javë kaloni dy orë në atmosferë të relaksuar dhe të vetëm, si dhe nga disa minuta ku do t’i tregoni njeri-tjetrit për respektin dhe dashurinë që keni për njëri-tjetrin.

Çfarë duhet të shmangni për të ndërtuar një martesë të lumtur?

Që të jeni edhe më tutje në marrëdhënie të mira me partnerin dhe ta mbani atë frymën e pasionit duhet përmbajtur disa rregullave. Jo me çdo çmim, por rregullat duhet ditur. Seksologët kanë formuar një listë me pesë gabimet më të mëdha të cilat nuk do të duhej t’i bënit, nëse dëshironi një jetë të gjatë seksuale dhe me pasion. Prandaj, përqendrohuni në punë dhe përmirësoni gabimet eventuale.

1. Fshehja e pikëllimit: Gjatë lidhjes kurrë nuk duhet fshehur pikëllimin. Psikologët nuk pajtohen me faktin se diskutimi konstruktiv është bazë për një lidhje të suksesshme. Nëse shmangni diskutimet e hapura verbale, së shpejti do të jeni të ftohtë dhe të hidhëruar dhe për një afat të shkurtër kohor do t’ju vrajë pasionin në lidhjen tuaj.

2. Fjalët që dhembin: Pa marrë parasysh se sa shumë partneri juaj ju zemëron, mos lejoni që nga goja juaj të dalin fjalë që do ta lëndonin thellë atë. Problemet personale dhe mungesat e partnerit tuaj nuk mund t’i përdorni si armë për ta lënduar atë. Në këtë mënyrë do të humbni besimin, e së shpejti edhe dashurinë.

3. Kujdesuni për veten: Edhe në rastin kur për një kohë të gjatë jeni në lidhje, gjithmonë dhe pandërprerë duhet të luftoni për dashurinë dhe besimin e partnerit, që do të thotë se duhet të kujdeseni për veten tuaj. Nëse keni mbetur prapa, kjo do të thotë se nuk keni nevojë apo nuk ju ka mbetur për mendimin e partnerit për juve, që po ashtu vret pasionin.

4. Mungesa e besimit: Nëse jeni xheloz, provoni ta fshihni një gjë të tillë. Xhelozia e tepruar dhe moskuptimi mund ta shkatërrojë secilën lidhje. Akuzimet e vazhdueshme dhe kërkimi i arsyes për përleshje edhe atëherë kur nuk ka do të thotë vrasja e pasionit.

5. Shprehitë që nuk tërheqin: Kafshimi i thonjve dhe hedhja e çorapeve nëpër shtëpi janë vetëm disa nga shprehitë që do ta çmendin partnerin tuaj. Edhe pse këto gjëra ju duken si imtësia, këto janë ato që më së shumti vrasin pasionin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama