Udhetime turistike ne...hene?

Udhetime turistike ne...hene?
Një kompani në SHBA është shprehur se po planifikon të shesë bileta për të shkuar në Hënë. Udhëtimi luksoz do të kushtojë 750 milionë dollarë. Kanë kaluar 40 vjet që kur NASA ndërmori udhëtimin e parë në hënë. Tani një kompani private e formuar nga ish-drejtorë të NASA-s synon të dërgojë vetë njerëz në hënë. Drejtuesit e kompanisë shprehen se do të blejnë raketa dhe kapsula ekzistuese për të kryer lëshimin. Nga ana tjetër, ata bëjnë të ditur se do të konceptojnë kostume hapësinore të reja dhe do të ndërtojnë një mjet që të mundësojë uljen në hënë. Ky projekt do të realizohet në vitin 2020 dhe do të kushtojë më shumë se 7 miliardë dollarë. Parashikohet të kryhen 15 deri në 20 udhëtime. Disa ekspertë e shohin me dyshim aftësinë e kompanisë për të ndërmarrë këtë projekt.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama