Udhetimet perse na japin kaq shume kenaqesi

Udhetimet, perse na japin kaq shume kenaqesi
Ka nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, por edhe nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në shoqërinë e miqve. Pastaj, ka edhe të tjerë që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm

Ka nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, por edhe nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në shoqërinë e miqve. Pastaj, ka edhe të tjerë që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm, për të harruar darkat e mërzitshme dhe pasditet gri në zyrë, sidomos në ditët e trishta të dimrit. Kështu, sipas Clare Jones dhe Steve Watkins, autorë të librit “Udhëtimet më të bukura që duhen bërë të paktën një herë në jetë”, bëhet fjalë për më shumë se 30 itinerare që autorët i kanë cilësuar të “paharrueshme”, nga Amerika Latine në Groenlandë, nga Kina në Irlandë, nga Orissa (Indi) në Pragë. Falë tyre, zbulohet se përveç turizmit, ka vend edhe për të pasionuarit pas balenave, gjuetisë e shumë sporteve të tjerë të rrallë.

Rrugë të ngrira, shtëpi të mbuluara nga bora dhe poshtë tyre arinjtë, që për gjashtë javë me radhë, nga tetori në nëntor, mblidhen në kryeqytetin botëror të arinjve polarë, në Churchill, Kanada, përgjatë brigjeve të Baida di Hudson, në pritje që uji të ngrijë për të nisur gjuetinë e fokave. Nga i ftohti polar i maleve më të larta të veriut të Afrikës deri në Marok, në nxehtësinë “përkëdhelëse” të shkretëtirës së Saharasë. Ja një tjetër vend që nuk duhet humbur sipas Jones dhe Watkins, autorë edhe të një tjetër libri të famshëm tashmë, “Gjërat që duhen parë dhe duhen bërë të paktën një herë në jetë”. Një pushim në fshatin Ait Behaddou, ku janë xhiruar filmat e famshëm "Gladiatori" dhe "Lorenci i Arabisë", është i nevojshëm. Një pyll gjigand gështenjash, trëndafilash, palmash, çati shtëpish prej balte të shoqërojnë deri sa arrin dunat e para prej rëre, afër Tinfout, për të vazhduar deri në Hamid. Vetëm 60 kilometra larg nga fshati, dunat e rërës së Erg Chagaga, ku mund të arrish vetëm mbi kurrizin e kamelieve, janë të rrethuara nga një qetësi “vdekëse”. Akoma shkretëtirë dhe qetësi nga Pekini në Samarcanda, në rrugën e mëndafshit që përshkon Azinë Qendrore dhe shkretëtirën e Taklimanit.

 Bukuri tjetër që nuk duhet humbur është ajo që kalon nga Uzbekistani, prek Murin e Madh përmes Tashkentit, kryeqytetit uzbek, e mbërrin në Samrcanda. Një tjetër mrekulli është edhe shkretëtira e bardhë mes vendeve që autorët këshillojnë: Slar de Uyuni, shkretëtira e kripës së Altiplanos në Bolivi, që ka “lindur” nga tharja e një liqeni gjigand parahistorik, Minchin. Fuoristradë dhe shpirt aventurier janë përbërësit e nevojshëm për të zbuluar fshatrat e mrekullueshëm të Aymara-s dhe vullkanet në Parkun Kombëtar të Sajamë-s, 12 mijë kilometra katrorë nga Minchin. Po Bostwana? Një tjetër mrekulli që nuk duhet humbur. Shpirti i Afrikës, përmes zbulimit të parqeve, lagunat e Okawango-s dhe rezervati Moremi Game. Apo udhëtimi në kësulën e akullt meridionale, Capo de Hielo Sur, në Argjentinë. Nuk kemi harruar mrekullitë përrallore të Australisë, apo "Canal du Midi" në Francë, të famshmen "Rute 66" në bordin e një mauneje që përshkon Amerikën nga Çikago në Los Anxhelos. Lind pyetja përse të mos shkojmë në Lapponi, përgjatë një rruge rreth 200 kilometra në tundrën arktike, për të mësuar si tërhiqen slitat me macet e dëborës. Dhe në fund në Ruanda, në parkun kombëtar "Des Volcans", për të parë gorricat; në Kanada, në gjurmët e kërkuesve të arit, nga Moska në Pekin me linjën hekurudhore transmongole; në Ruta Maja, nga Meksika në Honduras. Me pak fjalë, 30 itinerare dhe udhëtime të paharrueshme që duhen bërë të paktën një herë në jetë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama