Uellsi fiton derbin britanik nje autogol i con ne cerekfinale (VIDEO)

Uellsi fiton derbin britanik, një autogol i çon në çerekfinale (VIDEO)

UPDATE/ Uellsi është skuadra e dytë pas Polonisë që kualifikohet për në çerekfinalet e "Euro 2016". "Derbi" britanik u fitua nga Uellsi pasi mundën në fazën e eliminimeve direkte irlandezoveriorët.

182224493-ee9622b4-1006-4797-a9d4-96da2a8b6aa8

Pas kualifikimit Uellsi pret rezultatin e ndeshjes mes Hungarisë dhe Belgjikës, për të mësuar kundërshtarët e radhës në çerekfinale.

Gareth McAuley përcaktoi edhe rezultatin final të këtij takimi me autogolin që realizoi në minutën e 75´ të ndeshjes.

Pjesa e parë mes tyre përfundoi me rezultatin 0-0. Pak raste për shënimin e golit nga të dyja skuadrat. Uellsi ishte pranë golit në minutën e 19´, por topi i dërguar në rrjetë nga Ramsei u cilësua i parregullt, në pozicion jashtë loje.

Ndërsa për irlandezoveriorët dy gjuajtje jashtë kuadradit ishin momentet e vetme të rrezikshme në portën kundërshtare.

191055278-5134894f-f021-4352-a1ed-e4afc9d21973

"Derbi" britanik pritej të ishte një prej dueleve më interesante të këtij Europiani. Skuadrat vijnë në këtë takim të karikuar jo vetëm se ndeshja vlen një biletë në çerekfinale, por se luhet mes dy prej katër shteteve që formojnë Britaninë e Madhe.

Rezultati final:
Uells - Irlanda e Veriut 1 - 0
Gol: McAuley 75´ (autogol)

Autogoli i McAuley



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama