Leiçester Siti nuk shkoi më larg se barazimi 2-2 me Uest Hemin në ndeshjen e vlefshme për Javën e 34 të Premier Ligës.
'Dhelprat' morën një pikë në fushën e tyre, duke mbajtur gjallë shpresat për të hyrë në histori me fitimin e mundshëm të titullit kampion.
Xhimi Vardi kaloi Leiçesterin në avantazh në minutën e 18´ të pjesës së parë, ndërsa miqtë barazuan me penallti me anë të Andi Kroll në minutën e 84´. Goli i avantazhit për Uest Hemin u shënua dy minuta më pas me anë të Krasvell, ndërsa ai që i dhuroi pikën e çmuar Ranierit ishte Ulloa, i cili barazoi shifrat 2-2 me 11-metërsh në minutën e 90´.
Me këtë rezultat Leiçesteri ruan kreun e Premier Ligës me 73 pikë, i ndjekur nga Totenhemi me 65 me një ndeshje më pak.