Gruaja dhe vetë foshnja kanë qenë me shumë fat, pasi në bord udhëtonin edhe dy mjekë. Ndërkohë, si e duan këto raste, në ndihmë kanë ardhur edhe pasagjerët e tjerë, të cilët janë treguar të gatshëm për të dhënë ndihmën e kërkuar nga mjekët.Madje, nuk kanë mbetur mënjanë as ekuipazhi, që ka ndjekur me shumë emocion lindjen jo të zakontë. Gruas i nisën dhimbjet e lindjes, pak kohë pasi kishte nisur udhëtimi. Ndërkohë që lindja që nuk mund të harrohet u finalizua në qiellin e Kanadasë. Është kjo arsyeja që vajza e sapolindur do të ketë shtetësi kanadeze dhe do të jetë një qytetare e këtij vendi. Të sapolindurës iu vu emri Sasha dhe mjekët treguan se gëzon shëndet të plotë, së bashku me të ëmën. Sipas mjekeve vazja peshon 2 kg e 700 gram. "Hapi syte dhe dukej e lumtur"- tregoi nje nga mjeket qe e priti, duke shtuar se edhe ne mungese te salles se lindjes dhe mjeteve te nevojshme gjithcka shkoi fare mire.
Me pas, nene e bije u transportuan ne spital, fill pas zbritjes nga avioni.