Ujesjellesi i Ali Pashes ne Bence vepra e artit pa u restauruar qe ne 1970

Ujesjellesi i Ali Pashes ne Bençe, vepra e artit pa u restauruar qe ne 1970
Ujësjellësi i Ali Pashës në Bënçë, një vepër e shkëlqyer inxhinierike dhe monumet kulture e ndërtuar rreth 200 vjet më parë, që është i vetmi ndërtim i llojit të tij që ende mbahet në këmbë, nuk është restauruar prej viteve ’70. Madje edhe restaurimi i asaj kohë nuk ishte i plotë dhë përfshinte vetëm 16 nga 20 këmbët, duke u eliminuar harqet.

Ujësjellësi i Bënçës një vepër e rrallë inxhinierike trashëgimi e periudhës së Ali Pashës, dhuratë e tij për fshatin Bënçë në kohën e shkëlqimit të Pashallëkut të Janinës gjendet sot mes fondit të harruar të veprave publike të periudhës.

Ujësjellësi që përbëhet prej rreth 20 këmbësh të vendosura mbi një urë guri mbi kanionet e lumit Bënçë duhet të jetë dëmtuar fillimisht nga një lëkundje sizmike rreth 35 vite më parë. Banorët e zonës mësohet ta kenë restauruar në atë kohë për arsye funksionale duke evituar rindërtimin e harqeve.

Ujësjellësi megjithëse monument kulture i kategorisë së parë i rradhitur  në listën e monumenteve të vecanta që prej vitit 1948 ka kryer edhe funksionin e tij real vaditjen e tokave buzë lumit deri të paktën 10 vite më parë, kohë gjatë së cilës është dëmtuar rrjeti i tubacioneve shpërndarëse të ujit. Sot ujësjellësi një vepër befasuese arti e vendosur mes maleve shfaq nevojë emergjente restaurimi.

Në kohën e pashallëkut të Janinës dhe sidomos mes  viteve 1790 -1810 janë ndërtuar në të gjithë Jugun e Shqipërisë më shumë se  70 objekte publike, ura mbi lumenj, ujësjellësa, diga, rrugë malore, hane, magazina dhe dhjetëra ndërtesa të reja ku vecohen një rradhë rezidencash të vetë Aliut.

Prej tyre sot kanë mbetur vetëm gjurmë. Ujësjellësi i Bëncës është ndër veprat e rralla që ende dëshmon periudhën e ndërtimeve. Ai shërbente për shpërndarjen e ujit në 7 km distancë drejt qytetit të Tepelenës përmes një rrjeti qeramike, aktualisht i shkatërruar por që vende vende shfaqet për të dëshmuar shkëlqimin e dikurshëm në një zonë që sot gjendet plotësisht e harruar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama