Keni dhimbje koke? Provoni ta luftoni duke pirë shumë ujë dhe duke lënë mënjanë, të paktën për një herë, ilaçet. Kështu sugjeron një studim i Universitetit të Mastrihtit, në Holandë, i publikuar në revistën “Family Practice”. Studiuesit kanë konstatuar se po të pish rreth 7 gota ujë është e mjaftueshme për të reduktuar dhimbjen e shkaktuar nga migrena dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës për ata që vuajnë prej saj. Studimi, sipas revistës “Family Practice”, është kryer duke përfshirë 100 pacientë, të gjithë me dhembje të vazhdueshme koke.