Tensionet e ditëve të fundit ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ku kjo e fundit po tenton t’i shpallë luftë fqinjës së saj duket se kanë një prapavijë tjetër historike dhe politike. Presidenti rus, Vladimir Putin, duket se ka mirëmenduar çdo gjë me detaje, dhe po pret çastin e volitshëm për të realizuar planin e tij.
Zhurma e madhe e bërë ditët e fundit mbi një ndërhyrje të mundshme të Rusisë mbi Ukrainën, për të marrë rajonin e Krimesë, deklaratat e liderëve perëndimorë dhe buja e madhe mediatike duket paksa patetike, thotë Alexsey Druginyn, një analizë kushtuar krizës Rusi-Ukrainë.
Ëndrra e Putin-it nuk është vetëm rajoni i Krimesë. Projekti i Kremlit është “Novy Russia”, një shtet i ri, i cili përfshin të gjitha territoret në lindje të lumit Dnipër, ku Republika e Rusisë kërkon të marrë në “vorbullën” e saj të gjitha territoret e këtij rajoni deri në njohjen e plotë të tyre si pjesë legjitime e territorit rus.
Çdo është planifikuar prej kohësh, është menduar çdo detaj për Republikën e re të Rusisë, madje deri tek flamuri i ri. Por për Putinin, Krimeja nuk është thjesht një copë tortë e ëmbël që mund të ngopë oreksin e Rusisë.
Në fakt, Rusia kërkon më shumë se thjesht një rajon. Kremlini kërkon që të të finalizojë projektin e Rusisë së Re, e cila përfshin brenda saj të gjitha territoret në lindje të Dniprit. Rusia e Re do të jetë më e madhe se Rusia e tanishme.
Putini do të keqpërdorë deklaratën e Presidentit amerikan Uillson, i cili tha në përfundim të Luftës së Parë Botërore se popujt apo kombet kanë të drejtën e vetëqeverisjes. Në këtë mënyrë, Rusia kërkon që të shtrijë kufijtë në të gjitha territoret ku ka rusë etnikë.