Nuk kanë munguar incidentet mes huliganëve ukrainas dhe polakë para ndeshjes në Marsejë.
Policia franceze përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, pas disa përplasjeve mes dy tifozërive. Si pasojë e këtyre përleshjeve dy persona u arrestuan.
Mediat ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje edhe për ndeshej që pritet të luhet në darkë mes Spanjës dhe Kroacisë.
Mediat serbe shkruajnë për një grup huliganës kroatë që mund të shkaktojnë incidente ndaj spanjollëve. Më herët, incidente të tjera janë shënuar në ndeshjen Kroaci-Republika Çeke. Hedhja e fishekzjarrëve në fushë ndërpreu këtë ndeshje për rreth pesë minuta. Ndërsa UEFA gjobiti Federatën kroate 100 mijë euro për sjelljen e tifozërisë.