Çmimi i karburnatit në tregun shqiptar ka shënuar ulje. Çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur nën 190 lekë/ Litër, nga 200 lekë që ishte. Nafta nga 192 lekë/Litër është ulur në 185 lekë/Litër, ndërsa benzina nga 199 lekë/Litër është ulur në 188 lekë/Litër. Efekt i kësaj rënie është ulja e çmimit të naftës në bursë këto javët e fundit. Nga më shumë se 100 dollarë për fuçi, çmimi zbriti në 93 dollarë. Rritja e konkurrencës në treg duket se ka dhënë efektet e saj. Sipas vlerësimeve në treg, mes çmimit të importit, taksave dhe kostove të kompanive, çmimi në treg duhet të jetë afërsisht 180 lekë.