Une masazhistja e partnerit tim

Unë, masazhistja e partnerit tim
I ke provuar masazhet sensuale për të përkëdhelur partnerin, për ta relaksuar, por edhe për të ngacmuar dëshirën seksuale? Në rast se do të bëhesh e zonja në këtë fushë, zbulo si ushtrohen dhe vëri sa më shpejt në praktikë...

Masazhi i kokës

Partneri është shtrirë me shpinë dhe kokën e ka mbështetur në jastëk. E gjunjëzuar pas tij, vërja duart mbi ballë dhe fillo ta përkëdhelësh: nis nga hunda e ngjitu deri te flokët, duke alternuar të dyja duart. Përsërite këtë lëvizje nja dhjetë herë duke ndryshuar intensitetin e forcës së ushtruar, sipas dëshirës së partnerit. Në fund, mbështet pëllëmbët e duarve në tëmtha dhe mbaji në atë pozicion për dy minuta.

Për t’u eksperimentuar: Për t’i bërë më erotike përkëdheljet e tua, bëj me gishta disa lëvizje rrethore brenda flokëve të tij, zonë plot me pika erogjene.

E rëndësishme: Veshët janë një zonë shumë e ndjeshme dhe jashtëzakonisht erogjene, që me t’u ngacmuar një herë, dërgon një sinjal elektrik në fund të stomakut. Përfito për ta gudulisur me gjuhë ose me frymën e nxehtë. Megjithatë duhet të tregohesh e kujdesshme! Disa njerëz nuk kanë dëshirë që dikush t’u afrohet aq shumë veshëve të tyre. Prandaj duhet të ndalesh para shenjës së parë të refuzimit.

Masazhi i shpinës (kalifornian)

Partneri është i shtrirë barkas. Mbështet pëllëmbët në pjesën e sipërme të shpatullave të tij. Pastaj rrëshqiti ngadalë duart deri në ijë. Do t’i japësh kështu një ndjesi çlodhjeje muskulore drejt pjesës së poshtme të trupit, në drejtim të këmbëve.

Ushtro pak forcë në ijë, rrëshqiti duart në pjesët anësore të trupit dhe ngjitu pastaj drejt sqetullave para se të masazhosh butësisht shpatullat. Përsërite këtë lëvizje duke rritur dalëngadalë forcën. Mos harro që duhen sinkronizuar veprimet me frymëmarrjen e partnerit: zbret kur ai e nxjerr frymën dhe ngjitesh kur ai thith ajër.

Për t’u eksperimentuar: Për ta ndryshuar ndonjëherë, duhet të dish se masazhi kalifornian aplikohet edhe në bust (lëvizjet janë të njëjta me ato që ushtrohen në shpinë) dhe në bark: qëndro në të djathtë të partnerit, mbështeti duart mbi barkun e tij dhe bëj lëvizje rrethore në kahun e orës.

E rëndësishme: Ky masazh quhet në të vërtetë “Sensitive Gestalt Massage”. Përdoret termi kalifornian vetëm sepse kjo teknikë ka lindur në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve ‘60. Termi kalifornian rezulton shumë më seksi!

Masazhi i bustit

Vendosu në të djathtë të partnerit, në nivelin e shpatullave të tij. Vërja duart mbi kraharor, duke i hapur ato plotësisht. Në vijim praktiko 3 lëvizje rrethore: në kahun e akrepave të orës për gjoksin e djathtë, në kahun e kundërt të akrepave të orës për atë të majtë.

Gjithmonë me një lëvizje rrethore, afro dhe pastaj largo dy pjesët e gjoksit. Rrëshqit gishtat nga qendra e gjoksit në pjesën e jashtme, pastaj masazho butësisht lëkurën duke zvogëluar forcën. Për ta mbyllur bukur, përdor gojën për të puthur me delikatesë gjoksin e tij.

Për t’u eksperimentuar: Përse të mos përdorësh një pupël ose një penel për të përkëdhelur gjoksin e partnerit tënd? Këto objekte do ta bëjnë që të drithërohet nga kënaqësia!

E rëndësishme: Po të stimulohen mirë kokat e gjoksit, mund të kalohet në orgazmë! 24 % e femrave deklarojnë se mund të kënaqen dhe vetëm me disa përkëdhelje në gjoks.

Masazhi i krahëve

Ulur në krah të partnerit tënd, merrja dorën e djathtë në dorën e majtë dhe vëre dorën tënde të djathtë mbi anën e brendshme të kyçit të tij të dorës, me gishtërinjtë të kthyer nga shpatulla e tij. Zhvendose nga pulsi drejt bërrylit, pastaj shko drejt shpatullës, para se të kthehesh për te krahu. Realizoji dy lëvizjet gjithmonë në kohë të ndara.

Në vazhdim, vendosi duart paralel mbi parakrahun e tij duke ushtruar një presion të pandryshuar. Zbrit duke e zvogëluar presionin. Përsërite këtë gjest disa herë. Në fund, shtrëngo dorën e tij të djathtë mes të tuave dhe masazho pëllëmbën e tij me mollëzat e gishtërinjve para se të rrëshqasësh gishtin tregues mes gishtërinjve të tij. Bëj po kështu me krahun e majtë.

Për t’u eksperimentuar: Që masazhi të jetë më eksitues mund të kalosh gjuhën midis gishtërinjve dhe t’i puthësh butësisht majat e gishtave.

E rëndësishme: Për shkak të domethënies së tyre metaforike, (duart mbrojnë dhe përkëdhelin), masazhi erotik për duart dhe krahët përforcon ndjenjat e çiftit dhe i lidh më shumë partnerët.

Ijët dhe vithet

Partneri yt është shtrirë barkas dhe ti i je ulur kaluar mbi vithe. Mbështet pëllëmbët e hapura në ijët e tij, pastaj masazhoji me lëvizje rrethore gjithmonë e më të gjera. Rrit gradualisht forcën e ushtruar. Mbështeti, në vazhdim, duart nën anën e djathtë të vitheve dhe, me ndihmën e gishtërinjve të mëdhenj, formo një rol lëkure dhe ngjite drejt kërbishtes. Me radhë praktikoje masazhin në vithe, si në anën e majtë, ashtu dhe në atë të djathtë.

Për t’u eksperimentuar: Përdor më shumë mënyra! Në vend të duarve, vendos parakrahët mbi vithet e tij dhe bëj lëvizje rrethore nga jashtë brenda.

E rëndësishme: Në rast se përkëdheljet e lehta me majat e gishtave mjaftojnë për të ngacmuar kofshët, ijët, duke qenë më të forta, kërkojnë stimulim më të thellë dhe masazh më të fuqishëm.

Masazhi për këmbët

Partneri yt është i shtrirë me shpinë, me një jastëk poshtë gjunjëve. E ulur në këmbët e tij, hidh vaj në pëllëmbët e duarve të tua dhe ngrohe. Merr këmbën e tij të majtë me të dyja duart dhe apliko në dy anët e kaviljes lëvizje të ngadalta rrethore me gishtërinjtë e mëdhenj, në drejtim të akrepave të orës. Vepro po kështu me këmbën e djathtë. Më pas vendos vetëm tre gishtërinjtë e parë të dy duarve në anën e jashtme të kaviljes. Bëj pesë rrathë, në fillim nga një kah, pastaj nga tjetri, para se të bësh trajektore në formën e 8-ës. Vazhdo duke ndryshuar forcën që ushtron dhe gjerësinë e lëvizjeve.

Për t’u eksperimentuar: Përgatite vetë vajin që do përdorësh duke përzier 50 ml vaj bajamesh të ëmbla me 6 pika vaj druri sandali. Do përftosh një fragrancë sensuale, me aromë pylli.

E rëndësishme: E njeh refleksologjinë plantare? Kjo terapi të lejon të trajtosh në distancë organet e trupit, duke prekur me mollëzat e gishtave shputën e këmbës. Përveç rëndësisë erotike, masazhi te këmbët mund të rezultojë pozitiv në rastin e stresit, ankthit, dhembjes së kokës... Pse të mos e provosh?10 rregulla për një masazh të përkryer:

1. Para se t’i kushtohesh masazhit duhet të hash lehtë. Përfito nga rasti për të programuar një meny të lehtë dhe 100 % afrodiziake, me bazë midhjesh, luleshtrydhesh dhe shampanje.

2. Ngrohe aq sa duhet mjedisin: për shembull 25 gradë celsius.

3. Krijo një atmosferë zen: fik dritat dhe shkëput telefonin. Një muzikë e lehtë do ishte shumë mirë si sfond. Mos harro një shpërndarës vajrash të përqendruar: 3 pika vaj lulesh portokalli zhdukin tensionin.

4. Syno rehatinë: vendos mbi krevat, në divan ose në tokë, jastëkë të butë, batanije të ngrohta që do t’i pëlqenin lëkurës.

5. Guxo me vajrat: duhet t’i zgjedhësh pjesërisht të lëngshëm dhe vajor që të rrëshqasin mbi lëkurë dhe mos të ngjisin. Shmang vajrat artificialë me përbërje parafine, për të përdorur një vaj biologjik dhe vegjetal. Për sa i përket aromave, ke mundësi të zgjedhësh ndërmjet: bajameve të ëmbla, bërthamave të kajsive, susamit...

6. Hiq bizhuteritë për të mos ngacmuar lëkurën e partnerit.

7. Provo të kapësh ndjesitë e tjetrit: përshtat forcën e ushtruar me reagimet e tij duke u mbështetur te frymëmarrja e tij.

8. Ndrysho teknikë: përkëdhelje, masazhe, forcë... Shmang mbi të gjitha kontaktin me shenjat e plagëve dhe varicet.

9. Bashkëpunoni: masazhohuni reciprokisht meqë masazhi erotik është para së gjithash një shkëmbim.

10. Lëre të lirë fantazinë: e kotë të ndjekësh pikë pas pike teknikat e propozuara. Alterno përkëdheljet, puthjet dhe gjestet e afeksionit.

 

 

/Telegraf/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama