Mbret i kinematografise, sex simbol, aktor me fame nderkombetare. Ky eshte Raul Bova 35 vjecar.
Ne Itali Rauli eshte kavalier dhe nuk ka frike (nga kapiteni Utimo ne karabinierin e Nasirise) ne filmin qe u ndoq nga 10 milion spektatore.
Ndersa ne Hollywood ai erdhi ne maje te gishtave , dhe ne pak kohe ai tregoi se eshte nje nder Italianet e paket i afte per te aktruar ne anglisht,dhe shume kurajoz.
Sot,do ti mjaftonte nje perpelitje e syve blu per te fituar disa qindra miliona euro,ai cfare ben?
Interpreton dhe prodhon nje film te veshtire si"Une,tjetri",i cili pervec historise te dy miqve mekatare-njeri italian,tjetri tunisian-merr persiper rrezikun e intolerances.
Nje film kunder racizmit:nuk mund te thuash qe i mungon kurajoja.
"Desha te ndryshoja, te rrezikoja dicka.Bota e sotme, per disa arsye, me ngjall frike.Kam njohur djem arabe qe jetojne ne Europe:me treguan se,pas 11 statorit , kane qendruar te izoluar,te perbuzur.Por racizmi eshte si terrorizmi,nje plage qe duhet luftuar"
Per here te pare, interpreton nje personazh me ndonje hije dyshimi?
"Po,eshte nje njeri me dobesite e tij,me shume injorant se sa i keq.Frika e shtyn te bej gjera per te cilat me pas pendohet".
"Aktoret e rinj nuk kane nevoje per keshilla,me duken te zotet.Mund te them vetem se sekreti im eshte pasioni.E kam dashur shume punen:edhe kur nuk jam duke aktruar une vazhdoj te studioj.Dashuria e publikut meriton respekt,dhe une perpiqem qe ta meritoj".
Ju punoni ne Rome dhe Los angeles.Si eshte jeta prej "emigranti" ne Hollywood?
"Shume e bukur, edhe pak irreale.Ndonjehere me ndodh ti ferkoj syte,sepse nuk i besoj ato qe jam duke jetuar.Ashtu sikurse njoha Meryl Streep, nje grua me karakter te vecante,ose kur vura re se ne nje restorant,ne tavolinen ngjitur me mua po drekonte Al Pacino.Habine me te madhe ma shkaktoi Spielberg".
Cfare ndodhi?
"Nje mbremje isha ftuar ne nje party shume ekskluzive.Isha duke biseduar, dhe kur ma prezantojne ate, Spielberg,mbeta pa fjale."Ah,po,te njoh!",me tha me nje buzeqeshje.Mendova se po genjente,qe une te mos ndihesha ne siklet.Kur ai citoi disa prej filma te mi,mbeta pa fjale".
Si ndihet familja juaj me kete jete?
"Jemi organizuar:edhe ne Rome femijet ndjekin shkollen amerikane,dhe kjo i ndihmon te pershtaten shpejt kur jane jashte shtetit.Habiten kur ndonje me ndalon per autograf,por pastaj pranojne te me ndajne per disa minuta me fansat".
Koleget jane me terheqesit qe ke takuar?
"Kam takuar te parezistueshmin George Clooney,por ai qe me ka habitur ishte Tom Hanks:nje njeri shume i thjeshte dhe me shume sharm".
Prej femrave ke do te vecoje?
"Me aktoret eshte me e nderlikuar,sepse ndonjehere nuk njihen! Nje dite kam biseduar per gjysem ore me nje bionde te hijshme.Me pas kur ajo iku nje miku im me thote:"Po ti e njeh dhe nuk ma prezanton?" "Ate ke?",i pergjigjem une.Ishte Renee Zellweger. I mahnitur nga suksesi i Bridget Jones:nuk e kisha njohur.Cfare figure!"
Suela Rrumbullaku : raoulbova.altervista.org